Flash News

E-TJERA

Shqipëria në nivelin portokalli të sigurisë, Lala: Shërbimet mund të kenë një të dhënë që nuk e bëjnë publike

Shqipëria në nivelin portokalli të sigurisë, Lala:

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar rritjen e nivelit të sigurisë në Shqipëri, një ditë pas sulmeve terroriste në Austri. Lala tha për "Opinion" se fakti që është rritur niveli i sigurisë në portokalli, mendoj se shërbimet kanë një të dhënë që nuk e bëjnë publike.

“Ditën e sotme kam pyetur nëse agresori i Vjenës ka hyrë në territorin shqiptar dhe nuk më rezulton”, tha Lala duke shtuar se shteti austriak ka qenë i interesuar në shkëmbimin e informacionit për njerëz që mund të jenë të lidhur me ngjarjen apo atentatorin edhe në Shqipëri.

Ne kemi kampin e muxhahedinëve ku në informacione jozyrtare rezulton që ka shtim të forcave policore.  Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Shërbimi Informativ Kombëtar janë duke kryer përgjime parandaluese dhe janë dukë vëzhguar. Janë duke verifikuar një listë me persona shqiptarë dhe austriakë, me të cilët ai shoqërohej për të parë nëse kanë hyrë në territorin shqiptar.  Në pikat kufitare, nëse në 5 automjete kontrollohej njëri prej tyre, tashmë të paktën 4 kalojnë në kontroll të detyruar. Fakti që është rritur niveli i sigurisë në portokalli, mendoj se shërbimet kanë një të dhënë që nuk e bëjnë publike”, tha Lala.

 

 

Të fundit