Flash News

E-TJERA

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me distributorin turk për vaksina kineze

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me distributorin turk për

Pas Sputnik V, Shqipëria nënshkruan marrëveshje edhe për vaksinën kineze.

Kuvendi i Shqipërisë miraton Aktin Normativ për të marrë vaksina antiCOVID nga Kina. 

Marrëveshja me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş. është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe e firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Një ditë më parë, Shqipëria mori dhuratë nga Arabia Saudite edhe 10 mijë vaksina ruse Sputnik V.  

Dy ndryshimet e fundit ligjore të miratuara nga Këshilli i Ministrave parashikuan heqjen e të gjitha barrierave proceduriale që u ngritën në fillim nën argumentin se shqiptarët duhet të marrin vetëm vaksina perëndimore e jo lindore.

Marrëveshja e publikuar në Fletoren Zyrtare

Miratimin    e    tekstit    të    marrëveshjes ndërmjet,     Ministrisë     së     Shëndetësisë     dhe Mbrojtjes    Sociale,    ministrit    të    Shtetit    për Rindërtimin  dhe  Institutit  të  Shëndetit  Publik dhe  distributorit  të  autorizuar “Keymen  Ilaç  Sanayi ve  ticaret”A.Ş.,  për  furnizimin  e  Republikës  së Shqipërisë  me  vaksinën  e  inaktivizuar  kundër COVID-19 (Vero  Cell)  Coronavac,  të  krijuar  nga Sinovac  Life  Science  CoLtd.  dhe  të  prodhuar  në Republikën  Popullore  të  Kinës,  sipas  tekstit  që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

2.Marrëveshja    për    furnizimin    ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit  të  Shtetit  për  Rindërtimin  dhe  Institutit të  Shëndetit  Publik  dhe “Keymen  Ilaç  Sanayi  ve ticaret”  A.Ş.,  për  shkak  të  sekretit  tregtar  dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç  Sanayi  ve ticaret”,  nuk  do  të  publikohet  në asnjë ëebsite  të  institucioneve  apo  në  Fletoren Zyrtare.

3.Të   gjitha   institucionet   e   përfshira   në dhënien  e  mendimit,  të  miratimit  apo  që  janë pjesë  e  procesit  kanë  detyrimin  të  mos  bëjnë publike   marrëveshjen   bashkëlidhur   këtij   akti normativ apo pjesë të saj.

4.Detyrimet   e   organeve   shtetërore   dhe përjashtimet  nga  detyrimet  për    furnizimin  e vaksinës   anticovid,   të   përcaktuara   në   aktin normativ  nr. 1,   datë  10.1.2021, të  Këshillit  të Ministrave, të ndryshuar,  janë të njëjta edhe  për furnizimin   e   vaksinës   së   inaktivizuar   kundër COVID-19 (Vero  Cell),  Coronavac  të  krijuar  nga Sinovac  Life  Science Co  Ltd.  dhe  të  prodhuar  në Republikën  Popullore  të  Kinës,  të  furnizuar  për Shqipërinë  nga Keymen  Ilaç  Sanayi  ve  ticaret A.Ş.,sipas    kushteve    të    tekstit    të    marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2

Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja   bashkëlidhur   këtij   akti   normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me distributorin turk për

Të fundit