Flash News

E-TJERA

Shqipëria nis zyrtarisht garat në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026

Shqipëria nis zyrtarisht garat në Lojërat Olimpike Dimërore

Delegacioni shqiptar ka nisur zyrtarisht pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, me katër sportistë që garojnë në disiplinën e skive alpine.

I pari që zbriti në pistë për ekipin kuqezi ishte 22-vjeçari Denni Xhepa, në disiplinën Super-G për meshkuj, duke përfunduar në vendin e 34-t nga 42 pjesëmarrës, me kohën 1:31.72, rreth 6.40 sekonda pas fituesit Von Allmen. Medaljet e këtij discipline u fituan nga Ryan Cochren-Siegle (argjend) dhe Marco Odermatt (bronztë).

Në të njëjtën garë mori pjesë edhe skiatori me origjinë shqiptare, Alban Elezi, që përfaqëson Francën dhe u rendit i 15-ti.

Denni Xhepa do të rikthehet në pistë të shtunën, me zbritjen e parë në orën 10:00 dhe të dytën në 13:30. Garat e tjera për ekipin shqiptar janë planifikuar më 15 shkurt (slalom gjigant femra), 16 shkurt (slalom meshkuj) dhe 18 shkurt (slalom femra).

Vëmendja te vajzat pritet të jetë te 19-vjeçarja Lara Colturi, e cila ka një sezon pozitiv në Kupën e Botës, duke u renditur mes dhjetë më të mirave në botë.

 

Të fundit