Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
"Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet", Lega: Shqetësues qëndrimi i Komisionit, mangësi në realizimin e reformave
Reporteri për Shqipërinë në BE, David Lega thotë se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për t'u anëtarësuar në BE. Në një analizë të Legës, të publikuar nga EuObserve, shprehet shqetësimi për retorikën që shoqëron procesin e anëtarësimit në BE të Shqipërisë.
Anëtari i Parlamentit Europian është i habitur sesi Komisioni pretenton se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e pranimit. Lega thotë se Shqipëria duhet të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të frenojë kërkesat e pabazuara për azil dhe të vendosë përpara drejtësisë zyrtarë dhe politikanë të akuzuar për blerjen e votave.
Ai ndalet edhe te "paketa anti-shpifje". Lega thotë se pavarëisht sugjerimeve të Komisionit të Venecias, qeveria nuk është tërhequr zyrtarisht. Sipas tij, nuk janë plotësuar ende kriteret e Kopenhagenit për lirinë e shtypit.
Analiza e plotë nga Lega:
Kur Këshilli i Punëve të Jashtme të BE të mblidhet të hënën (10 maj) për të diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor ata duhet të shqyrtojnë me seriozitet 15 kushtet e vendosura që Shqipëria duhet të përmbushë përpara se të vazhdojë me procesin e saj të hapjes së negociatave për në BE.
Nënvlerësimi, apo neglizhimi i këtyre kushteve do të rrezikonte besueshmërinë e BE-së, si dhe të ardhmen demokratike dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Teksa unë e mirëpres integrimin e Shqipërisë në BE, është e dyshimtë nëse ajo i ka përmbushur të gjitha kushtet. Jam i habitur që Komisioni pretendon se Shqipëria tashmë i ka përmbushur: mbulimi dhe moszbardhja e fakteve të papërshtatshme nuk do të ndihmojë as Shqipërinë, as BE-në.
Zgjerimi është një nga instrumentet më të efektshëm të politikës së jashtme të BE-së. Në të vërtetë, ajo kontribuon në zgjerimin e arritjes së vlerave themelore të Bashkimit Europian: demokracia, liria, sundimi i ligjit, paqja dhe të drejtat e njeriut.
Anëtarësimi në BE nuk është – dhe nuk duhet të jetë – një proces i shpejtë ose i lehtë.
Rruga drejt anëtarësimit në BE është një nga kërkesat që synohet të garantojë demokratizimin, modernizimin, sundimin e ligjit, stabilitetin dhe maturimin në secilin shtet që aspiron për anëtarësim në BE. A duhet që anëtarët e rinj të bashkohen pa respektuar plotësisht vlerat thelbësore të BE-së që mund të minojnë besueshmërinë e vetë BE-së në tërësi.
Në këtë kuadër, unë jam i shqetësuar për retorikën që rrethon procesin aktual të pranimit të Shqipërisë.
Parakushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përqendrohen në reformat themelore, duke identifikuar mangësitë të cilat BE nuk mund t’i pranojë. Ndër kushtet e tjera, Shqipëria duhet të intensifikojë luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të frenojë kërkesat e pabazuara për azil dhe të vendosë përpara drejtësisë zyrtarë dhe politikanë të akuzuar për blerjen e votave.
Ligji ‘tronditës’ për mediat
Sipas mendimit tim, Komisioni i ka marrë shumë lehtë këto kushte, për shembull rasti i lidhur me ligjin e mediave në këtë vend. BE i kërkoi qeverisë shqiptare të tërheqë të ashtuquajturën ‘paketë anti-shpifje’ dhe ta ndryshojë atë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Në janar 2020, qeveria shqiptare u zotua të presë dhe të respektojë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Gjysmë viti më vonë, Komisioni i Venecias publikoi rekomandimet e tij, duke kritikuar rëndë efektin tronditës të paketës së ligjit për mediat.
Deri më sot, qeveria ende nuk e ka tërhequr zyrtarisht aktin ligjor, prandaj as kushtet e Këshillit dhe as kriteret e Kopenhagenit për lirinë e shprehjes nuk janë përmbushur.
Korrupsioni në nivelet e larta
Korrupsioni dhe krimi i organizuar tek politikanët. BE kërkoi që Shqipëria të intensifikojë luftën e saj kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Më konkretisht, BE kërkoi fillimin e hetimeve penale dhe përfundimin e hetimeve ligjore kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.
Në raportin e tij të fundit për Shqipërinë, komisioni shprehet se: “në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe mbetet një çështje shqetësuese … dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara”, dhe se “(I) deri më tani hetimet nuk kanë rezultuar në një numër të konsiderueshëm të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të lartë të shtetit. Kjo nxit një kulturë të mosndëshkimit brenda niveleve më të larta të shtetit. ”
Pavarësisht nga këto gjetje, komisioni pretendon se Shqipëria ka arritur rezultate të kënaqshme në fushën e korrupsionit tek zyrtarët e lartë publik dhe politikanët.
Sa i përket krimit të organizuar, SOCTA (Vlerësimi i Kërcënimit të Krimit të Organizuar dhe i Organizuar i BE) kohët e fundit publikoi raportin e saj vjetor, duke deklaruar se Shqipëria “mbetet një burim kryesor i kanabisit bimor të trafikuar në BE”. Sipas SOCTA, krimi i rëndë dhe i organizuar kurrë nuk ka paraqitur një kërcënim më të madh për BE-në sesa sot.
Pavarësisht kësaj, komisioni pretendon se Shqipëria ka arritur rezultate të kënaqshme në luftimin e krimit të organizuar. Le të shohim gjykatat: BE kërkoi funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
Sot, Gjykata Kushtetuese ende ka mungesë të disa gjyqtarëve dhe Gjykata e Lartë nuk ka kuorumin e duhur për të caktuar gjyqtarët e nevojshëm në Gjykatën Kushtetuese. Për më tepër, Gjykatës së Lartë i mungon kuorumi për të unifikuar juridiksionin gjyqësor. Pavarësisht kësaj, komisioni pretendon se reforma në drejtësi ka pasur rezultate të mjaftueshme.
Solidariteti socialist?
Në asnjë mënyrë nuk pajtohem me vlerësimin e komisionit për Shqipërinë që i plotëson këto kushte. Fatkeqësisht, kjo nuk vlen për kolegët e mi socialistë në Parlamentin Evropian. Për hir të tyre, unë shpresoj se kjo nuk ndodh nga fakti që socialistët qeverisin në Shqipëri duke i bërë ata më tolerantë se unë, duke sjellë efekte të pafavorshme në gjykimin e tyre politik.
Këshillit tani duhet t’i besohet për të bërë një vlerësim të besueshëm të situatës në Shqipëri. Mbulimi, apo edhe neglizhimi i kushteve të pranimit do të rrezikonte besueshmërinë e BE-së, si dhe të ardhmen demokratike të shqiptarëve. Udhëheqësit e BE-së u detyrohen qytetarëve të BE-së – dhe miqve tanë shqiptarë – të gjykojnë mbi veprat dhe jo fjalët.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43