Flash News

E-TJERA

Shqipëria pa drita në pikun e vapës, reagon OSHEE: Ra sistemi 400kv te OST

Shqipëria pa drita në pikun e vapës, reagon OSHEE:  Ra sistemi

OSHEE ka reaguar pasi u ndërpre energjia elektrike për rreth 40 minuta në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Operatori i shpërndarjes shprehet se energjia u ndërpre për shkak te rënies se sistemit 400kV te OST.

Njoftim i OSHEE:  


Per shkak te renies se sistemit 400kV te OST, ora 12:20, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet në rang vendi.

Aktualisht po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.

 Aktualisht kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër. Po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës.

Të fundit