Flash News

E-TJERA

Shqipëria pa përparim ekonomik, del raporti i OKB

Shqipëria pa përparim ekonomik, del raporti i OKB

Shqipëria renditet mes vendeve që nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm në arritjen e qëllimeve për një zhvillim të qëndrueshëm, që parashikon rritjen ekonomike, shëndetësinë, arsimin, barazinë gjinore, por edhe ndryshimet e klimës.

Në raportin e publikuar nga OKB, vendi ynë renditet i 61-ti në një listë me 163 shtete. Problematikat e Shqipërisë mbeten krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike.

Një tjetër është ulja e nivelit të ndotjes së ambientit, që sipas raportit, përpjekjet kanë mbetur në vend numëro. Sipas raportit, krizat financiare, pandemia, krizat gjeopolitike dhe luftërat kanë penguar arritjen e qëllimeve.

 

Të fundit