
Flash News
Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
Aksident në autostradën Levan-Vlorë, ndërron jetë një person, një tjetër në gjendje të rëndë
Para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtor i Kadastrës në Berat
Covid-19, rritet sërish numri i viktimave dhe i rasteve të reja në 24 orë
Vonesat nga AstraZeneca, BE kërcënon të bllokojë eksportet e vaksinave anti-Covid jashtë bllokut
Shqipëria përballë tërmetit dhe pandemisë, Mark Marku: Treguan se shteti ligjor nuk ekziston
Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, pedagogu Mark Marku deklaron se krizat e mëdha nxjerrin në pah dobësitë e shtetit.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Marku deklaron se vendi ynë përballë dy ngjarjeve si tërmeti dhe pandemia treguan se shteti ligjor nuk ekziston.
“Vendi ka kaluar 2 ngjarje të forta brenda 1 viti. Siç ishte tërmeti dhe pandemia. Tërmeti bëri “vetting-un” e ndërtimeve. Krizat e mëdha tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit. Siç ishte rasti i tërmetit. Shteti nuk ekziston.
Qytetari shqiptar, qoftë në katastrofa, qoftë në probleme individuale, përballet me probleme. Qytetari është i pambrojtur nga shtetit, kjo është drama më e madhe për shqiptarët. Disa gjëra trashëgohen nga një forcë politike në tjetrën. Ajo çka nuk funksionon në Shqipëri, është marrëdhënia mes qytetarit dhe shtetit. Qytetari është një qenie pasive, shtetin e ka si një fatkeqësi natyrore, që nuk mund ta ndryshojë. Edhe qytetari i shmanget detyrimeve të tipit ligjor, dhe nuk e ndjen dhe është i distancuar nga shtetit, pasi e mendon si një fatalitet të natyrës.
E vetmja gjë që mund të ndryshojmë është qeveria dhe marrëdhënia me të. Deri sa të ndryshojë ky fatalizëm, e kemi të vështirë për të avancuar drejt shoqërive moderne. Një akt i thjesht i këtij ndryshimi është vota. Qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë. Përvoja historike ka treguar se sado e fortë që të jetë një qeveri apo agresive, është përmbysur. Në sfond të çdo demokracia qëndron dhuna.
Në momentin kur krijohen këto raporte historike, ku një kast politike nuk pranon që të lërë pushtetin, menjëherë lind ky reagim. Sa më pak shanse të kenë qytetarët, aq më i mundshëm është shpërthimi”, tha Marku.
Ditari politik









Të fundit

Winx-at kthehen në një serial me njerëz, fansat zhgënjehen për shumë arsye
27 Janar 2021, 08:36
Telefonata e parë Biden-Putin, VOA zbardh detaje nga biseda
27 Janar 2021, 08:23
Senati konfirmon Antony Blinken për postin e sekretarit të Shtetit
27 Janar 2021, 08:21
Ulen temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot
27 Janar 2021, 08:17
Skema nga bilancet: Si futen paratë informale në ndërtim
27 Janar 2021, 08:10
‘Benzi’ përplaset me kamionin, humb jetën drejtuesi 30-vjeçar
27 Janar 2021, 08:08

Horoskopi, 27 janar 2021
27 Janar 2021, 07:52






Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
26 Janar 2021, 21:17
Shenjat e horoskopit që kanë tendencën të përjetojnë depresion
26 Janar 2021, 20:52

Astrit Patozi tregon zonën ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit
26 Janar 2021, 20:37
"Kanë qenë tre net shumë të vështira", Dojna Mema reagon për ngjarjen e "Just Dance"
26 Janar 2021, 20:32

Vajza e Monica Belluccit imazh i "Dolce & Gabbana"
26 Janar 2021, 19:56
Dritan Dajti dërgohet me urgjencë në spital, policia “blindon” QSUT-në
26 Janar 2021, 19:48
Para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtor i Kadastrës në Berat
26 Janar 2021, 19:39