Flash News

E-TJERA

Shqipëria përballet me Çekinë: Sylvinho redukton listën, katër mungesa të konfirmuara

Shqipëria përballet me Çekinë: Sylvinho redukton

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sot në fushë kundër Çekisë, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Takimi do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe pritet me interes të madh nga tifozët kuqezi.

Nga lista fillestare e publikuar për ndeshjet e nëntorit, trajneri Sylvinho është detyruar të bëjë ndryshime, duke reduktuar numrin e lojtarëve në 23, siç lejohet nga rregullat. Përballja ndaj Çekisë do të zhvillohet pa praninë e katër lojtarëve të pezulluar: portierit Simon Simoni, mbrojtësit Jon Mersinaj, mesfushorit Feta Fetai dhe sulmuesit Mirlind Daku.

Këta lojtarë janë caktuar nga stafi teknik për ta ndjekur ndeshjen nga tribunat, ndërsa skuadra e zgjedhur është gati për sfidën e rëndësishme. Reduktimi ishte i detyrueshëm, pasi lista fillestare përbëhej nga 27 futbollistë.

Sylvinho dhe kuqezinjtë synojnë të shfaqin një paraqitje dinjitoze dhe të vijojnë ecurinë pozitive në Ligën e Kombeve. Sfida premton emocione dhe mbështetja e tifozëve pritet të jetë vendimtare për ekipin kombëtar.

Të fundit