Flash News

E-TJERA

Shqipëria përfshihet nga reshje shiu dhe rrebeshe, sinoptikanët paralajmërojnë përmbytje

 Shqipëria përfshihet nga reshje shiu dhe rrebeshe, sinoptikanët

Shqipëria ka hyrë në një periudhë me reshje shiu, ku disa qarqe do të përballen edhe me rrebeshe. Sipas sinoptikanëve, kryeqyteti, Shkodra dhe Lezha do të jenë zonat më të prekura nga reshjet e shiut dhe përmbytjet lokale.

Për pasojë, temperaturat e ulëta do të jenë gjithashtu të pranishme, duke filluar nga e marta, ku pritet një rënie graduale e temperaturave, si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale, sipas sinoptikanit Hakil Osmani.

Në disa zona malore të vendit, reshjet e dëborës do të shfaqen herë pas here, veçanërisht në pjesën e dytë të javës në verilindje dhe juglindje.

Po ashtu, do të ketë edhe erë të fortë, e cila do të shkaktojë dallgëzim të theksuar në detin e hapur. Kjo situatë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëborë pritet të vazhdojë deri në fund të muajit mars.

Të fundit