Flash News

E-TJERA

Shqipëria pjesë e operacionit të Europolit kundër krimeve kibernetike/ Një muaj hetime, 28 të arrestuar

Shqipëria pjesë e operacionit të Europolit kundër krimeve

Suela Bonjaku, specialiste pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, deklaratë për shtyp për operacionin e përbashkët me EUROPOL-in, me fokus krimet kibernetike, dhe nisjen e fushatës sensibilizuese #SellSafe

Policia e Shtetit shqiptar ka marrë pjesë në një operacion ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike.

Specialistja pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku që dha detaje mbi këtë operacion. Sipas saj, shtetet që morën pjesë janë: Shqipëri, Austri, Belgjikë, Kolumbi, Kroaci, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Gjeorgji, Holandë, Maqedoni e Veriut, Poloni, Portugali, Slloveni, Sllovaki, Spanjë, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Operacioni është zhvilluar nga data 1 deri në datën 31 tetor. Ajo tha se u evidentua përdorimi i disa aplikacioneve në telefonat celularë, të cilat lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme. Si rezultat i operacionit u arrestuan 28 persona në vendet pjesëmarrëse, si të dyshuar për mashtrimin me transaksione.

Të fundit