Flash News

E-TJERA

Shqipëria po ‘plaket’, numri i lindjeve në 3-mujorin e tretë ra me rreth 20%

Shqipëria po ‘plaket’, numri i lindjeve në 3-mujorin e

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë të vitit 2022 është 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë.  Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e tretë 2022 tregon se janë 1.042 lindje më shumë se sa vdekje.

Thuajse të gjitha qarqet e vendit shënuan një rënie në lindshmëri. Rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,7 %, ndërsa rënien më të vogël të lindshmërisë e ka Berati me 8,7 %.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.172 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje.

Shqipëria po ‘plaket’, numri i lindjeve në 3-mujorin e

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2022 është 5.130, duke shënuar një rënie prej 19,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.

Në tremujorin e tretë 2022, në 11 qarqe të vendit u shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 126 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.244 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Lezhës me rënie prej 29,7 %.

Shqipëria po ‘plaket’, numri i lindjeve në 3-mujorin e

Të fundit