Flash News

E-TJERA

Shqipëria pret për herë të dytë stërvitjen ushtarake “Defender Europe 23” në sheshin “Nënë Tereza”

Shqipëria pret për herë të dytë stërvitjen

Shqipëria pret për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe do të zhvillohet nga sot në Tiranë deri më 3-2 qershor.

Ky event do demonstrojë aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe armatim luftarakë në teatrin evropian.

Stërvitja “Defender Europe 23” është e një rëndësie strategjike sa i takon sigurisë rajonale dhe do të luajë një rol kyç e përmes gatishmërisë së lartë, ndërveprueshmërise dhe operacionalitetit.

Qëllimi i pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura shqiptare në këtë stërvitje me 800 trupa do të jetë demonstrimi i aftësive për të pritur, koordinuar dhe për t’u stërvitur e trajnuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s, në një ambient operacional kompleks.

Për të krijuar infrastrukturën dhe kushtet e zhvillimit të stërvitjes, Forcat e Armatosura do të vendosin në dispozicion të saj, hapësirën ajrore, hapësirën detare si dhe poligonin kombëtar të Bizës në Martanesh, bazën e Zall Herrit dhe atë të Farkës. Sakaq ka nisur puna me qëllim koordinimin e transportit dhe të lëvizjes së kolonave ushtarak me mijëra ushtarakë dhe mjete te artilerisë së rendë.

Shqipëria pret për herë të dytë stërvitjen

Shqipëria pret për herë të dytë stërvitjen

 

Të fundit