Flash News

E-TJERA

Shqipëria pret të enjten samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e drejton Rama dhe Varhelyi; i pranishëm edhe Kurti

  Shqipëria pret të enjten samitin e liderëve të Ballkanit             

Shqipëria këtë vit pret Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Pas Sofjes në Bullgari ku u mbajt vitin e kaluar, të enjten do të jetë Tirana ajo që mban samitin e radhës.

Mësohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do e drejtojnë Samitin.

6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për projektet që përfitojnë në procesi i Berlinit.

Mësohet se pjesë e samitit do të jetë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Lajmi është konfirmua nga mediat në Kosovë, ku raportojnë se vendimi ka ardhur pas një takimi që Kurti pati me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Ky vit është i rëndësishëm për dy prej vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të shënuar hapjen e negociatave.

Të fundit