Flash News

E-TJERA

Shqipëria prodhoi 40% më pak energji elektrike se në 2021, u rrit importi

Shqipëria prodhoi 40% më pak energji elektrike se në 2021, u rrit

Vendi ynë prodhoi në fillim të këtij viti 40% më pak energji krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2021.

Shkak i prodhimit në sasi më të vogël është bërë thatësira, çka nxiti qeverinë të importojë energji nga tregjet e huaja. Për tre muajt e parë të vitit, sipas INSTAT importi i energjisë ishte 7 herë më i lartë se vitin e kaluar.

Ndërkohë që me uljen e sasisë së prodhuar, ra edhe sasia e eksportuar me 6%.

Për periudhën janar-mars ka pasur një rritje të përdorimit të energjisë nga konsumatorët, ku arriti vlerën 1770 GWh nga 1680 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2021.

Rritja më e madhe është matur tek familjarët, të me 8.1%, ndërsa tek bizneset, konsumi u rrit me 2.9%. Të dhënat i referohen një periudhë emergjence energjetike, ku çmimet janë 5-fishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Referuar: Euronews Albania

Të fundit