Flash News

E-TJERA

Shqipëria shënon tjetër rekord viktimash nga covid-19, 744 raste të reja në 24 orë

Shqipëria shënon tjetër rekord viktimash nga covid-19, 744 raste

Shqipëria shënon një tjetër rekord viktimash nga covid-19.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit 19 persona të prekur nga covid-19 kanë humbur jetën, ndërsa 744 persona kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht, në tre spitalet Covid po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

"Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2.505 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 744 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korca, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç", njofton MSH. 

COVID-19 – Statistika (24 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         744

Të shëruar ne 24 orë                      436

Të shtruar në spitale                       455

Humbje jete në 24 orë                  19

Testime ditore                                  2.505

 

Testime totale                 177.705

Raste pozitive                         34.300

Raste të shëruara                 16.666

Raste Aktive                            16.899

Humbje jete                               735

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8703

Fier        1333

Durrës 1246

Korçë    951

Shkodër  875

Vlorë     827

Elbasan 795

Lezhë    673

Berat     510

Gjirokastër 474

Kukës    362

Dibër     150

Të fundit