Flash News

E-TJERA

Shqipëria shpalli "non grata" diplomatin rus, reagon ambasada: Akuza të pabazuara!

Shqipëria shpalli "non grata" diplomatin rus, reagon ambasada:

Një ditë pasi qeveria shqiptare shpalli person 'non grata' diplomatin rus në Tiranë, Alexey Krivosheev, pasi ka shkelur në mënyrë të përsëritur masat anti-Covid, ka reaguar  ambasada ruse.

Sipas një njoftimi zyrtar, ambasada ruse në Tiranë i konsideron pretendimet kundrejt diplomatit rus si të pavërteta dhe të pabazuara askund akuzat ndaj diplomatit Krivosheev.

“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se zbulimi në njoftimin për shtyp i emrit të punonjësit tonë kundërshton ashpër praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike.” tha misioni diplomatik rus.

Të fundit