Flash News

E-TJERA

Shqipëria anëtar i asociuar në BE? Meta komenton idenë e Miches: Interesante, por me rëndësi detyrimet e shkruara nga BE

Shqipëria anëtar i asociuar në BE? Meta komenton idenë e

Presidenti Ilir Meta ka komentuar propozimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Miches një ditë më parë në Tiranë, se vendeve të Ballkanit mund t’i jepet një status i ndërmjetës në rrugëtimin drejt BE-së si një vlerësim për ecurinë e tyre.

I pyetur nga gazetarët të komentojë këtë propozim në një konferencë për mediat, Meta  tha se ideja e diskutuar e Charles Miches është interesante, por shtoi se më e rëndësishme është rezoluta e PE për Shqipërinë.

“Idetë që hidhen nga individë të caktuar pavarësisht nga funksionet që mbajnë janë interesante. Mendoj se më të rëndësishme janë këto detyrime të shkruara nga institucione më të larta të BE, që zgjedhin këto zyrtarë dhe i kërkojnë llogari. Këto janë të pashmangshme, për një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”, tha Meta.

Ideja e diskutuar nga Michel është hedhur nga presidenti francez Macron.

Ai theksoi nevojën e dhënies të një energjie të re të përshpejtimit të integrimit evropian.

Këtë energji të re nuk e shikon te mbledhja e parë ndërqeveritare e vendit tonë me BE, por përmes një statusi të ri për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit