Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria si Siçilia; tre krime mafioze brenda 8 ditësh në trekëndëshin Vlorë-Elbasan-Shkodër

Tre krime mafioze, brenda 8 ditësh janë regjistruar në vendin tonë gjatë këtij muaji duke tronditur opinionin publik. Janë pikërisht qytetet e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës, të njohur për krimin dhe përplasjet mes bandave në vitet e fundit, ku janë regjistruar këto ngjarje tronditëse në këtë muaj.
Më 10 Maj, në mes të ditës, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi biznesmemi Bledar Birçaj, teksa po ecte me automjetin e tij tip BMW X5, në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Viktimës i ishte zënë pritë nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët dolën nga një makinë ngjyrë e bardhë dhe qëlluan me breshëri në drejtim të Bledar Birçajt dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtin mjet. Në makinë me biznesmenin ndodhej dhe një polic antidroge në sediljen e parë të pasagjerit, Granit Deromema, ndërsa në sediljen e pasme një 20-vjeçar, kushëri i viktimës, Edison Zeneli. Këta dy të fundit, fatmirësisht nuk i kap asnjë prej plumbave të dalë nga armët e autorëve. Bledar Birçaj ishte i armatosur, pasi pas krimit iu gjet në brez një pistoletë "Beretta".
Në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 30 gëzhoja. Edhe pse ka kaluar mbi një javë, ngjarja ende nuk është zbardhur dhe nuk është gjetur asnjë gjurmë as nga makina e autorëve, e cila mund të jetë strehuar edhe në ndonjë garazh.
Dyshimet e grupit hetimor janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar dhe se autorët janë vrasës me pagesë. Dyshimet janë se ngjarja mund të ketë lidhje me një hakmarrje të mundshme. Bledar Birçaj kishte tre javë që ishte kthyer nga Spanja. Pistë kryesore e grupit të hetimit është e shkuara e viktimës në Spanjë. Ai rezulton i dyshuar si i përfshirë në një tjetër ngjarje në vitin 2011, por hetimet në lidhje me këtë çështje u pushuan për mungesë provash.
Së fundmi ai kishte qëndruar më shumë kohë në Spanjë prej nga bënte shpesh vajtje ardhje nga Shqipëria. Në Vlorë nuk njihej si person problematik por si biznesmen pasi ishte pronar i një lokali të quajtur “The Boss” të njohur në zonën e Lungomares.
Një ditë më pas, më 11 Maj, krimi kishte zbarkuar në Elbasan. Në lagjen “Skënderbej” u ekzekutua Everest (Ibrahim) Çaka, 41-vjeç. Ai u qëllua me breshëri plumbash në sy të bashkëshortes në automjetin që drejtonte. Për pasojë, Çaka ndërroi jetë, ndërsa e shoqja, Silvana u plagos në dorë.
Sipas dëshmisë të dhënë nga Silvana Çaka, një automjet i kishte goditur fillimisht nga mbrapa dhe çifti kishte menduar se ndodhi aksident. Por, menjëherë pranë xhamit të hapur te dera e shoferit u afrua një person me maskë anticovid dhe qëlloi me breshëri ndaj Everest Çakas në gjoks dhe në qafë. Edhe kjo ngjarje është ende e pazbardhur.
Everest (Ibrahim) Çaka kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që lëvizte me makinën e shokut të tij, pavarësisht se posedonte edhe mjete të shtrenjta. Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë Arjan Spahiut. Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes.
Mes këtyre dy krimeve, në mbrëmjen e 10 Majit u regjistrua dhe një vrasje në kryeqytet. Në lagjen “5 Maji” u vra me pistoletë Mehmet Qema 27-vjeç nga shoku i tij Marius Dema 28-vjeç. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, ku viktima dhe autori ishin ulur së bashku me disa shokë të tjerë në një lokal në atë zonë. Autori Marius Dema u vetëdorëzua të nesërmes pas krimit në polici.
Vetëm pak ditë, pas tre vrasjeve të mësipërme, në vendin tonë u regjistrua një tjetër krim mafioz. Mëngjesin e 17 Majit, në zonën e livadheve në Shkodër u gjet i vrarë 32-vjeçari Endrit Mustafa. Ai ishte ekzekutuar me 6 plumba. Vrasja ishte barbare, pasi autorët e kishin qëlluar viktimën edhe në gojë. Endrit Mustafa ishte raportuar i zhdukur nga familjarët prej tri ditësh.
Policia e zbardhi këtë ngjarje një ditë më pas. Sipas burimeve zyrtare, autori kryesor i këtij krimit është Ibrahim Lici, 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin e mitur Ergys M., 15 vjeç i cili dyshohet si bashkëpuntor i Ibrahim Liçit në këtë krim. Po ashtu është arrestuar dhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.
Viktima Endrit Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilalin. Këta dy të fundit u ekzekutuan në një atentat më 30 Mars të vitit 2019 dhe si autori i kësaj ngjarje u akuzua pikërisht Ibrahim Lici, i cili akuzohet dhe për vrasjen e Endrit Mustafas. Ibrahim Lici është arrestuar më herët nga policia dhe si “truri” i një bande gjobëvënësish ndaj tregtarëve, ku në pranga përfunduan nëntë persona, si pjesë e këtij grupi kriminal.
Ibrahim Lici është djali i ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak Shkodër, Mustafa Licit, i cili është arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.Këtij të fundit i ekzekutuan në një atentat në gusht të vitit 2018 të vëllanë, Fatbardh Licin, ngjarje kjo e ndodhur në qendër të Shkodrës, ndërsa më herët në janar, iu bë atentat me tritol Lul Kullës, kunatit të Fatbardh Licit, të cilit ai i mbijetoi.
Katër të vrarë brenda 8 ditësh, tre krime mafioze, dy prej tyre atentate ende të pazbardhura. Shqipëria po duket si Siçilia e viteve ’80./Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38