Flash News

E-TJERA

Shqipëria siguron 1 milionë vaksina kineze, sa doza mbërrijnë sot në Tiranë; Rama: Mos dyshoni që do ia dalim

Shqipëria siguron 1 milionë vaksina kineze, sa doza
Foto ilustruese

Shqipëria do të marrë 1 milionë vaksina kineze. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili ndau në profilin e tij një video të ngarkesës së vaksinave që do të mbërrijë në Shqipëri.

Rama thotë se "Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh", ndërsa shton se në Tiranë sot do të mbërrijmë 192 mijë vaksina.

"Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t'ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t'ia dalim", shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri Rama shkoi një ditë më parë në Turqi, teksa njoftonte në Facebook se qëllimi i këtij udhëtimi ishte sigurimi i vaksinave.

Deri në këto momente në Shqipëri kishin mbërritur mbi 90 mijë vaksina, ndërsa tashmë numri total shkon në 1 milionë e 90 mijë. Ndërkohë që prej nisjes së procesit janë vaksinuar 53,992 persona.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha nëj ditë më parë se me mbërritjen e dozave kineze do të nisë vaksinimi masiv i popullatës. Procesi nisi me bluzat e bardha dhe të moshuarit.

Me mbërritjen e dozave nga AstraZeneca nisi vaksinimi i mësuesëve, ndërsa më vaksinat ruse po vaksinohen të moshuarit mbi 80-vjeç.

Të fundit