Flash News

E-TJERA

Shqipëria trefishon importin, milionat dhe kokaina që fshihen pas tregtisë së bananeve

Shqipëria trefishon importin, milionat dhe kokaina që fshihen pas

Shqipëria ka trefishuar importin e bananeve në vitet e fundit. Fryti ekzotik që vjen nga Kolumbia dhe Ekuadori, arriti vlerën e 34 mijë ton bananeve të importuara vetëm vitin e kaluar.

Afërsisht përllogaritet një vlerë prej 25 milionë euro. Të dhënat e ‘Comtrade’ të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se në vitin 2011 bananet e ardhura nga Ekuadori në Shqipëri ishin rreth 10 milionë euro. Në vitin 2020 shifra arriti në 26 milionë euro.

Nga të dhënat rezulton se shqiptarët konsumojnë mesatarisht në vit 13 kilogram banane për frymë, rreth 1 kilogram më shumë se mesatarja e Bashkimin Europian.

Megjithatë përpos importit të bananeve për konsum, vitet e fundit është vënë re trendi në rritje i kokainës së fshehur në kontenjerë me banane. Në tre vitet e fundit policia ka sekuestruar mbi 1.5 tonë kokainë, ngarkesë e fshehur kontejnerët me banane.

Dërgesa më e madhe e kapur është ajo në muajin gusht të vitit 2018, ku u sekuestrua 613 kg kokainë.

Të fundit