Flash News

E-TJERA

Shqipëria turistike digjet nga flakët, turistët “ia mbathin me të katërtat”

Shqipëria turistike digjet nga flakët, turistët “ia mbathin

“Shqipëria turistike. Rritet ndjeshëm numri i turistëve. Turistët zgjedhin Shqipërinë. Po ngjitemi gjithnjë e më lart, Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut të pasagjerëve”, etj janë disa nga fjalitë që janë përdorur nga kryeministri Edi Rama referuar sezonit turistik në Shqipëri dhe numrit të turistëve të huaj që kanë zgjedhur si destinacion vendin tonë për të kaluar pushimet e tyre.

Vlora, Saranda, Dhërmi, Durrësi, Shëngjini janë destinacionet më të preferuara në sezonin veror për shkak të deteve.

Shëngjini është i njohur për plazhet e tij të bukura dhe ujërat e kristalta të Adriatikut, si dhe për ofertat e shumta turistike si restorantet, baret dhe aktivitete të ndryshme për pushuesit. Zona ka përjetuar një rritje të ndjeshme në zhvillimin e infrastrukturës turistike vitet e fundit, gjë që e bën atë një destinacion tërheqës për shumë vizitor.

Por pavarësisht  propagandës së qeverisë që synon të promovojë Shqipërinë si një destinacion të sigurt turistik, turistët në Shëngjin janë përballur me realitetin e zjarreve të fundit.

Këto zjarre kanë shkaktuar frikë dhe panik ndërmjet vizitorëve, duke ndikuar negativisht në përvojën e tyre turistike.

Turistët janë larguar nga zona ku qëndronin duke marrë dhe valixhet e tyre. Pavarësisht se kishin pronotuar hotel ata janë larguar duke mos lejuar që jeta e tyre të rrezikohej më shumë.

Kjo padyshim do të memorizohet në kujtesat e tyre si një eksperiencë aspak e këndshëm dhe duke pasur një shije dhe përshtypje tjetër për Shqipërinë.

Shëngjini është një destinacion popullor për shkak të plazheve të tij të bukura dhe zhvillimit të infrastrukturës turistike.

Megjithatë, ngjarje të tilla si zjarret kanë vënë në provë menaxhimin e emergjencave dhe sigurinë e turistëve.

Këto situata tregojnë se përpjekjet për të promovuar turizmin duhet të shoqërohen me masa efektive për menaxhimin e krizave dhe përmirësimin e infrastrukturës së sigurisë për të garantuar një përvojë të sigurt dhe të këndshme për turistët.

 

Të fundit