Flash News

E-TJERA

Shqipëria zgjohet ‘nën ujë’: Shkodra e Lezha më të rrezikuarat, në Fushë-Krujë uji depërton në banesa, përmirësohet situata në Vlorë

Shqipëria zgjohet ‘nën ujë’: Shkodra e Lezha më

Prej disa ditësh, Shqipëria po përballet me probleme të shumta dhe përmbytje për shkak të reshjeve intensive.

Ndonëse prej disa orësh, intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë, sërish vijon të ketë probleme, duke bërë që shumë fshatra e njësi administrative në Shkodër e Lezhë të mbeten të rrezikuara.

Ky fakt u konfirmua edhe nga kreu i emergjencave civile Haki Çako në një intervistë këtë mëngjes për ‘news 24’, megjithatë sipas tij situata është nën kontroll pasi nuk ka familje të rrezikuara.

Po ashtu, raportohet se në disa pjesë të qytetit ka pasur rrëshqitje dherash, duke vënë në rrezik banesat. Çako tha se lumi Drin ka pësuar rënie të prurjeve, duke rënë me 40-50 cm.

Nga ana tjetër, në Fushë-Krujë gjatë natës është rritur niveli i ujit të fshatin Murqinë,  dhjetra hektarë janë përmbytur, rreth 20 banesa janë rrethuar nga uji, ndërsa në disa shtëpi uji ka depërtuar brenda.  
Nga ana tjetër, niveli i ujit në lumin Vjosë ka shënuar rënie për shkak të ndërprerjes së reshjeve, ndërsa lumi Drin është kthyer në shtrat.

Sipas parashikimeve të IGJEUM, situata e reshjeve me intensitet të lartë do të vijojë deri në 11 janar .  

Të fundit