
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
“Shqipërisë duhet t'i hapen negociatat”, ministrja gjermane: Të ecet përpara me vettingun, nevojitet edhe ndihma e opozitës
Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, shpjegon në një intervistë ekskluzive me DW prioritet e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.
Deutsche Welle: Zonja ministre, Ju sapo jeni kthyer nga Tirana dhe Shkupi, ku bëtë një nga udhëtimet tuaja të para jashtë vendit që kur keni ardhur në post, si ministre shteti për Evropën dhe Klimën. Çfarë përshtypjesh sollët me vete?
Anna Lührmann: Shumë të mira. Ishte një vendim i ndërgjegjshëm për të udhëtuar në rajon menjëherë pas marrjes së detyrës, për të nënvizuar perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por isha edhe kurreshtare të shihja se çfarë më priste atje. Më priti një diell i ngrohtë dhe shumë entuziazëm nga vendasit.
Një ditë para jush, kishte qenë në Shqipëri presidenti turk. Kryeministri shqiptar e quajti atë një njeri që mban fjalën, duke lënë të nënkuptojë se BE-ja nuk e mban premtimin. Kishte pak të drejtë, apo jo?
Është shumë e rëndësishme për mua që ne si Bashkim Evropian të mbajmë premtimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prandaj duhet të hapen sa më parë negociatat e anëtarësimit. Ne po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit. Jam shumë e sigurt se së shpejti do të kemi përparime.
Ju keni thënë se rruga drejt integrimit kalon nga reformat. Dhe mendoj se kjo vlen sidomos për Shqipërinë. Për cilat reforma folët në Tiranë?
Të gjithë e dimë se anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e shumë kushteve. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë përparim të madh, sidomos në fushën e reformës në drejtësi. Në Shqipëri është vërtet e rëndësishme që të ecet përpara me procesin e vettingut, për çka nevojitet edhe ndihma e opozitës. Për këtë çështje biseduam, por në përgjithësi, e urova Shqipërinë edhe për vendosmërinë, me të cilën ajo ka zbatuar reformat në vitet e fundit.
Vizita juaj në Shkup përkoi me fillimin e punës së qeverisë së re, dhe pak më vonë atje shkoi edhe kryeministri i ri bullgar. Duket se ka lëvizje dhe shpresë për një marrëveshje. Si i vlerësoni ju këto hapa?
Është një shenjë e madhe që qeveria e re bullgare dhe ajo e re maqedonase po lëvizin qartë drejt njëra-tjetrës. Shpresojmë shumë që këto çështje dypalëshe do t’i zgjidhin sa më shpejt në format dypalësh. Për mua ishte shumë e veçantë, që vizita ime atje ishte akti i parë zyrtar për Kryeministrin e ri, edhe për homologun tim të ri në Ministrinë e Jashtme. Fakti që kjo vizitë u bë kaq shpejt flet për marrëdhëniet shumë të mira midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.
Çfarë duhet të bëjë Shkupi për ta zgjidhur këtë grindje me Maqedoninë e Veriut?
Tani është me rëndësi që të zhvillohen bisedimet me Bullgarinë, në këtë format dypalësh. Dhe kam marrë sinjale shumë pozitive, inkurajuese si nga Shkupi ashtu edhe nga Bullgaria. Mendoj se ka një ndërgjegjësim të madh se është e rëndësishme të ecim përpara me këtë proces aderimi sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sinjalet inkurajuese nga Bullgaria tani janë zbehur pak nga fakti që opozita dhe presidenti kanë kritikuar ashpër qëndrimin e guximshëm të kryeministrit të ri. Ekziston një shqetësim se kjo mund të rrezikojë edhe qeverinë e re. Si do ta mbështesni ju Bullgarinë?
Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne si Bashkim Evropian në tërësi, ku përfshihet edhe Bullgaria, të mbajmë fjalën ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim këto procese, të cilat duhet të ndodhin, por para së gjithash është një proces dypalësh dhe besoj se prioriteti për qeverinë e re bullgare është gjithashtu shumë i qartë: Të ecë përpara me agjendën e reformave dhe ekziston një dëshirë e madhe që historia t’u lihet historianëve.
Ju jeni njëkohësisht e ngarkuara e qeverisë për marrëdhëniet franko-gjermane. Franca në vitet e mëparshme ka qenë një pengesë për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ju tashmë jeni takuar me homologun tuaj në Paris. A shihni lëvizje?
Franca ka dërguar një sinjal shumë të qartë, me programin e presidencës së Këshillit të BE-së, ku perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor quhet me rëndësi qendrore. Ajo do të organizojë një konferencë për Ballkanin Perëndimor. Në fjalimin e tij në Strasburg, Macron e përmendi sërish këtë temë dhe e bëri të qartë se ka një perspektivë anëtarësimi. Pra, edhe sinjalet nga Parisi janë shumë inkurajuese.
Cili është theksi i ri që do të marrë tash e tutje angazhimi juaj në Ballkanin Perëndimor?
Unë jam ministre shteti për Evropën dhe Klimën. Dhe për qeverinë e re federale është shumë e rëndësishme që politika jonë evropiane të ketë në fokus politikat për mbrojtjen e klimës, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në Bruksel. Këtë e sqarova edhe gjatë udhëtimit tim. Ne do të përpiqemi që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i zgjerojnë kapacitetet e energjive të rinovueshme, të rrisin efiçencën energjetike, por edhe mbrojtjen e natyrës. Kjo është një temë e madhe sidomos në Shqipëri. Dhe sigurisht që këto do të trajtohen me prioritetet.
Ministrja e Jashtme gjermane foli në Kiev për të hapur atje një zyrë hidrogjeni dhe kjo më inkurajon të pyes: A mund të përfytyroni diçka të ngjashme për Ballkanin Perëndimor? A do të ishte kjo gjithashtu një zgjidhje për të evituar energjinë prej qymyrit në rajon?
Kjo duhet parë në varësi të vendit. Zgjerimi i teknologjive për prodhimin të hidrogjenit është sigurisht një temë. Megjithatë, unë besoj se duhet t’i jepet përparësi pyetjes se si mund të përftohet energjia elektrike për përdorim të përditshëm me anë të energjive të rinovueshme. Dhe është akoma më efikase, të përdoret energjia elektrike direkt nga panelet diellore, nga impiantet e erës. e më pas kjo të shndërrohet në energji elektrike me hidrogjen.
Konkretisht, ku i shihni potencialet dhe në ç’mënyrë mund ta mbështesë Gjermania Ballkanin Perëndimor në këto fusha?
Ne si qeveri po punojmë që kjo temë të vendoset në qendër të të gjitha marrëdhënieve dypalëshe. Por, sigurisht që mund të jetë edhe temë në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik. Ne kemi një investim të madh të një parku me erë nga një investitor gjerman në Maqedoninë e Veriut. Dhe sigurisht që do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje. Këto çështje do të diskutohen më tej edhe në fushën e bashkëpunimit teknik me Shqipërinë.
Qeveria e mëparshme federale kritikohej në rajon se mbështetej shumë tek stabilokratët dhe ishte më pak e orientuar nga vlerat. A do ta ndryshoni ju këtë qëndrim?
Qeveria e re gjermane e ka thënë mjaft qartë se në qendër të aktiviteteve tona do të vendosim një politikë të jashtme të bazuar në vlera. Kjo do të thotë se ne do ta shprehim hapur kritikën, nëse është me vend, por edhe se do t’i përkrahim proceset pozitive që sjellin stabilitet. Për shembull, gjatë udhëtimit tim, megjithëse ishte shumë i shkurtër, takova enkas jo vetëm qeverinë dhe opozitën, por edhe shoqërinë civile. Dhe kjo është sigurisht diçka që ne duam ta vazhdojmë: bashkëpunimin me shoqërinë civile, mbështetjen për shtypin e lirë, të pavarur, sepse kjo është ajo që i mban të gjalla demokracitë.
Veprimet e Komisionerit të BE-së Varhelyi janë kritikuar shumë në rajon dhe gjithashtu brenda BE-së, sepse ai po ndjek një politikë të udhëhequr nga Orban, e cila në disa aspekte është në kundërshtim me politikën e vlerave, që bën BE në Ballkanin Perëndimor. Çfarë mund të bëni ju në këtë pikë?
Po, mendoj se është e qartë se ne si BE jemi një komunitet vlerash që ka në themel shtetin e së drejtës dhe demokracinë. Dhe e kam bërë të qartë vazhdimisht gjatë bisedimeve të mia të para në Bruksel se ky do të jetë një fokus shumë i qartë, veçanërisht për qeverinë e re federale. Dhe kjo do të jetë gjithashtu në qendër të politikës sonë ndaj Ballkanit Perëndimor.
Në Tiranë, ju thatë se dëshironi të mbështesni vazhdimin e Procesit të Berlinit. Por në vitet e fundit është krijuar përshtypja sikur procesi ka hyrë në një rutinë, dhe se nuk ka efekt politik. Çfarë mund të ndryshoni ju?
Besoj se dinamika më e rëndësishme për bashkëpunimin në rajon vjen nga perspektiva e BE-së. Kjo do të thotë se ne tani duhet të bëjmë përpara në mënyrë që realisht së shpejti të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju përmendët Ryco-n, ky është me të vërtetë një rrjet i mrekullueshëm prej nga vijnë impulse të reja. Dhe këtu shohim se është e rëndësishme të krijohen perspektiva për të rinjtë në vendet e Ballkanit Perëndimor, që gjithashtu e bëjnë të lehtë lëvizshmërinë brenda rajonit për t’u shkolluar e arsimuar profesionalisht. Dhe këto janë sigurisht fusha ku ne duhet të vazhdojmë të punojmë.
Ju duhet të keni hasur në konceptin eBallkanit të Hapurgjatë udhëtimit tuaj. Si e komentoni ju atë?
Para së gjithash, e kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova. Dhe kjo është thelbësore për ne. Dhe instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje ishte arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Dhe kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet.
Një çështje tjetër e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor është lufta hibride, ndikimi i aktorëve të tjerë, veçanërisht i Rusisë. Dhe tani, duke pasur parasysh situatën problematike në Ukrainë, mund të shohim se kjo nuk është aspak e parëndësishme. Ekziston një shqetësim se mund të ketë politika destabilizuese. Si do të përballeni ju me to?
Me perspektivën e BE-së. Është shumë e rëndësishme për ne që tani duhet ta bëjmë të qartë se këto vende janë pjesë e shtëpisë evropiane dhe se ato vërtet i përkasin BE-së. Dhe, siç e theksuat edhe ju, edhe për arsye gjeostrategjike. Ne flasim shumë në Evropë, veçanërisht për sovranitetin e Evropës. Dhe nëse ne, si evropianë, duam të jemi të pavarur, atëherë duhet të arrijmë të sjellim vërtet stabilitet dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, i cili në fakt tashmë është pjesë e shtëpisë evropiane, edhe pse zyrtarisht nuk bën pjesë në të. Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për mua. Dhe besoj se kjo është edhe përgjigja për faktin se aktorët e tjerë me gjasa bëjnë veprime destabilizuese.
Ju jeni një politikane që ka filluar qysh në moshë të re të merret me politikë. Cila është këshilla juaj për të rinjtë? Çfarë duhet të bëjnë të rinjtë në Ballkanin Perëndimor për të punuar drejt një të ardhmeje më të mirë?
Duhet të aktivizohen. Këtë kam bërë edhe unë në vitet e para. Unë jam aktivizuar politikisht që në moshën nëntë apo dhjetëvjeçare, kam filluar me mbrojtjen e mjedisit, më pas në këshillin e shkollës dhe kam parë se si mund të bëhen ndryshimet. Unë jam zgjedhur në moshën 19-vjeçare si deputete në parlament dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të kenë zërin e tyre edhe në institucione si parlamenti apo qeveria.
Intervistën e zhvilloi Adelheid Feilcke, drejtuesja e Departamentit të Evropës në Deutsche Welle
Anna Lührmann, 38 vjeç, është prej dhjetorit 2021 ministre e shtetit në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, përgjegjëse për çështjet Evropiane dhe Klimën. Më parë ajo ishte profesore në Gëteborg, por politikën e ka nisur qysh në moshë të re. Në vitin 2002, në moshën 19-vjeçare, ajo ka qenë deputetja më e re në moshë e Bundestag-ut Gjerman. Pas dy legjislaturash të suksesshme për partinë e gjelbër, ajo nisi karrierën shkencore./DW
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51