Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipërisë i mungon infrastruktura dhe mjeku gjeriatër për të moshuarit, rekomandimet

Në Shqipëri, kushtet e jetesës për të moshuarit po bëhen gjithnjë e më sfiduese për shkak të mungesës së një infrastrukture të përshtatshme dhe shërbimeve të specializuara. Ndërkohë që popullsia po plaket gradualisht, institucionet publike dhe politikat sociale nuk po arrijnë të përmbushin nevojat reale të kësaj kategorie.
Një nga problemet më të dukshme mbetet infrastruktura e papërshtatshme në hapësirat publike. Rrugët dhe trotuaret në shumë qytete nuk ofrojnë kushte të sigurta për lëvizjen e të moshuarve. Mungesa e rampave, stolave për pushim, ndriçimit të mjaftueshëm dhe sinjalistikës e vështirëson ndjeshëm jetën e përditshme, sidomos për ata me probleme fizike apo shëndetësore.
Po aq shqetësuese është mungesa e qendrave të argëtimit dhe socializimit. Në pjesën më të madhe të vendit mungojnë hapësirat komunitare ku të moshuarit mund të kalojnë kohën, të ndërveprojnë dhe të shmangin izolimin social.
Kjo ka çuar në rritjen e vetmisë dhe margjinalizimit, fenomene që po bëhen gjithnjë e më të pranishme.
Një problem thelbësor mbetet edhe sistemi shëndetësor, i cili nuk është i specializuar për nevojat e kësaj grupmoshe. Mungesa e mjekut geriatër është një nga boshllëqet më të mëdha. Kujdesi geriatrik është i domosdoshëm për trajtimin e sëmundjeve kronike, menaxhimin e shumë diagnozave njëkohësisht dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve.
Pa këtë specialitet, shumë pacientë të moshuar trajtohen në mënyrë të përgjithshme, pa një qasje të personalizuar dhe gjithëpërfshirëse.
Sipas sociologut Gëzim Tushi, ndryshimet në strukturën e familjes shqiptare dhe rritja e individualizmit kanë dobësuar ndjeshëm rolin tradicional të familjes në kujdesin për të moshuarit. Ai thekson se mungesa e shërbimeve, përfshirë edhe mungesën e mjekëve geriatër, e përkeqëson situatën dhe rrit ndjenjën e pasigurisë tek kjo kategori.
“Në kuptimin biologjik, psikologjik, shëndetësor e financiar për arsye objektive “mosha e tretë” dhe sidomos “mosha e katërt”, ajo kur njeriu kalon kufirin e 85 vjetëve është e vështirë dhe e pafavorshme në të gjitha drejtimet, sidomos dhe komponentët e plotësimit të nevojave jetike bazë.
Në këto kushte është e nevojshme që kufizimet që vijnë për shkak të moshës duhet të plotësohen dhe kompensohen me forma komplementare të ndihmës në familje dhe formave alternative shtetërore e komunitare të shërbimit social.
Padyshim arkitektura e kujdesit social për të moshuarit në shoqërinë shqiptare ka historinë e vet të lidhur me tipologjinë e kujdesit të vazhduar të familjes tradicionale të para viteve ‘90 ku përgjegjësia ishte ekskluzive dhe e integruar brenda familjes biologjike, në të cilën roli, prezenca, kujdesi dhe autoriteti i të moshuarve ka qenë në përputhje me natyrën e familjes tradicionale e shpesh edhe gerontokratike, me kujdes të përhershëm e të pakushtëzuar për të moshuarit e familjes.
Ndryshimi që ka pësuar tipologjia e familjes, tranzicioni i kalimit nga familja tradicionale në atë modern, bërthamore ka sjellë jo vetëm ridimensionimin e formave dhe përmasave, por edhe të sasisë dhe cilësisë së kujdesit të familjes për të moshuarit.
Kjo bashkë me fenomenin e emigracionit, prirjet individualiste ka krijuar një varg problemesh për jetën e të moshuarve, duke sjellë edhe dukuri të reja, pothuaj të panjohura më parë sikurse janë braktisja biologjike apo vetmia sociale. Këto janë plagë të thella sociale që po i përjetojnë të moshuarit në kohën e sotme”, pohon sociologu Tushi.
Në analizën e tij, Gëzim Tushi nënvizon nevojën për një qasje të integruar: investime në infrastrukturë, krijimin e qendrave komunitare, zgjerimin e shërbimeve në shtëpi dhe mbi të gjitha zhvillimin e shërbimit geriatrik si pjesë thelbësore e sistemit shëndetësor.
“Lehtësimi i problemeve dhe pasojave sociale të jetës dhe strukturës së familjes modern kërkon kapërcimin apo lehtësimin e disa pengesave:
Po ashtu më herët edhe drejtues të Fakultetit të Mjekësisë në Shqipëri kanë paralajmëruar se rritja e numrit të të moshuarve do të përkthehet në një peshë gjithnjë e më të madhe për sistemin shëndetësor. Sipas tyre, vendi nuk është ende i përgatitur për këtë realitet demografik, sidomos për shkak të mungesës së specialiteteve të dedikuara.
Një nga boshllëqet më të theksuara mbetet mungesa e mjekut specialist për moshat e treta, i njohur si geriatër. Ky profesion konsiderohet thelbësor për përballimin e problematikave komplekse shëndetësore që shoqërojnë plakjen e popullsisë.
Rekomandimet
Ka nevojë për një qasje të integruar: investime në infrastrukturë, krijimin e qendrave komunitare, zgjerimin e shërbimeve në shtëpi dhe mbi të gjitha zhvillimin e shërbimit geriatrik si pjesë thelbësore e sistemit shëndetësor.
Strategjia e moshimit, çfarë synohet deri në vitin 2030
Teksa sistemi i përkujdesit të të moshuarve, përfshirë atë publik dhe privat, përballet me sfida të shumta, që nga kapacitetet e ulëta të akomodimit, kostoja e lartë për familjarët, mungesa e politikave për zhvillimin e përkujdesit të të moshuarve sipas modeleve europiane, paralelisht qeveria premton rritje pensionesh dhe reformë të sistemit të sigurimeve shoqërore, në përpjekje për t’iu përgjigjur presionit demografik.
Në “Dokumentin Politik për Moshimin dhe të planit të veprimit 2025–2030”, qeveria shqiptare ka parashikuar një paketë masash për forcimin e pavarësisë financiare të të moshuarve në kuadër të Planit të ri të Veprimit 2025–2030 për moshimin.
Objektivi kryesor është rritja e të ardhurave për pensionistët dhe garantimi i një jetese më dinjitoze për burrat dhe gratë e moshës së tretë, që pritet të sigurohet përmes rritjes së pensioneve, pension të 13-të dhe reformë të re në skemën e sigurimeve shoqërore.
Sipas dokumentit, do të rishikohet ligji nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, me qëllim përmirësimin e formulës së përllogaritjes së pensioneve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të skemës. Reforma parashikon gjithashtu rritje graduale të moshës së daljes në pension për burra dhe gra.
Një nga objektivat kryesore është rritja me 50% e pensionit mesatar gjatë periudhës së zbatimit të planit, si dhe përmirësimi i pensioneve më të ulëta përmes një formule indeksimi të diferencuar, që favorizon shtresat me të ardhura më të pakta. Po ashtu, parashikohet përfitimi i pensionit të 13-të për pensionistët.
Në fokus mbetet edhe zgjerimi i pensionit social, me synimin për të dyfishuar numrin e përfituesve, i shoqëruar me fushata informuese për rritjen e ndërgjegjësimit.
Dokumenti vë në dukje se të moshuarit mbeten një nga grupet më të rrezikuara nga varfëria, ndërsa skema aktuale e pensioneve ndikohet ndjeshëm nga informaliteti dhe mosdeklarimi i plotë i pagave. Sipas të dhënave të fundit, arkëtimet në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore mbeten nën potencialin e plotë.
Në kuadër të Planit të Veprimit 2025–2030 për moshimin, qeveria ka parashikuar masa të reja për të nxitur të moshuarit në moshë pensioni që të vijojnë të jenë aktivë në tregun e punës. Përmes Aktivitetit A.1.2, synohet ofrimi i stimujve financiarë për individët që, edhe pasi përfitojnë pension pleqërie, vazhdojnë të kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore si të punësuar në sektorin privat.
Sipas dokumentit, kjo masë do të realizohet përmes përmirësimeve ligjore që do të mundësojnë përfitime më të mëdha financiare për pensionistët që vijojnë punësimin. Qëllimi është rritja e të ardhurave të tyre, forcimi i pavarësisë financiare dhe motivimi për të qëndruar aktivë në jetën ekonomike.
Dokumenti thekson se rritja e fuqisë blerëse të të moshuarve ka nxitur zhvillimin e së ashtuquajturës “ekonomi e argjendtë”, ku bizneset po përshtatin produktet dhe shërbimet për këtë grupmoshë, sidomos në sektorë si turizmi, koha e lirë, shërbimet e kujdesit dhe mallrat e personalizuara. Në këtë kuadër, moshimi i popullsisë shihet jo vetëm si sfidë sociale, por edhe si mundësi e re ekonomike.
Nga ana tjetër, dokumenti pranon se varfëria mes punonjësve të moshuar dhe diskriminimi për shkak të moshës në tregun e punës mbeten problematika që kërkojnë adresim. Për këtë arsye, politikat e reja synojnë të krijojnë një mjedis më gjithëpërfshirës dhe të drejtë për të moshuarit që zgjedhin të vazhdojnë punën pas daljes në pension.
Një tjetër element i rëndësishëm është mbledhja e praktikave pozitive dhe organizimi i dialogut publik çdo vit për të promovuar modele të suksesshme të punësimit të të moshuarve. Gjithashtu, do të nxiten kontributet në skemat e pensioneve private, me qëllim rritjen e të ardhurave në të ardhmen përmes një pensioni suplementar.
Ndër rezultatet e pritshme përfshihen politika aktive të tregut të punës për aktivizimin e të moshuarve, përditësimi i standardeve të punës, forcimi i sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe lufta kundër diskriminimit për shkak të moshës.
Sa u përket treguesve konkretë, parashikohet: rishikim i kornizës ligjore për ulje të tatimit mbi të ardhurat për të punësuarit në moshë pensioni; bonuse për qëndrueshmëri dhe performancë; mbështetje për pensione private; fleksibilitet më i madh i orareve të punës.
Objektivi i vendosur është që të paktën 30,000 kontribuues në moshë pensioni të përfitojnë nga këta stimuj, ndërsa 300 subjekte private të krijojnë kushte të përshtatshme për punësimin e të moshuarve. Dialogu publik mbi praktikat pozitive do të organizohet çdo vit.
Dokumenti thekson se masa po ndërmerren në një kohë ku sipas Censit 2023, rreth 27.8% e popullsisë në Shqipëri është mbi 60 vjeç, duke e bërë çështjen e pavarësisë financiare të të moshuarve përparësi kombëtare./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38