Flash News

E-TJERA

"Shqiponjat janë të uritura"/ Tifozët Kuqezi dhurojnë spektakël në sfidën ndaj Çekisë

"Shqiponjat janë të uritura"/ Tifozët Kuqezi

Tifozët Kuqezi, të njohur për mbështetjen e zjarrtë ndaj përfaqësueses së Shqipërisë, kanë tërhequr vëmendjen me një banderolë domethënëse gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki, e zhvilluar në Stadiumin Kombëtar.

“Shqiponjat janë të uritura,” shkruhej në mesazhin e shpalosur nga tifozët, duke treguar vendosmërinë dhe dëshirën për një fitore të rëndësishme në këtë përballje, e vlefshme për ndeshjen e pestë të Nations League.

Mesazhi simbolik dhe atmosfera elektrizuese në shkallët e stadiumit janë dëshmi e mbështetjes së jashtëzakonshme që tifozët shqiptarë i japin skuadrës kombëtare, duke qenë gjithmonë një lojtar i 12-të për Kuqezinjtë.

Të fundit