E-TJERA

Shqiptarët ‘arratisen’ drejt Dubait për festat e fundvitit, rezervojnë edhe vendet e Rajonit

Shqiptarët ‘arratisen’ drejt Dubait për festat e

Pushimet jashtë vendit duket se janë kthyer tashmë në një traditë për shqiptarët, pjesa më e madhe e të cilëve kanë zgjedhur të festojnë në një atmosferë ndryshe.

Sipas një artikulli të A2 CNN, një ndër destinacionet që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve është edhe Dubai. Dikur një vend i shtrenjtë dhe luksoz, sot Dubai është kthyer në një destinacion të preferuar jo vetëm festash e pushimesh. Tashmë po konsiderohet si një vend më i prekshëm dhe ekonomik, për shkak edhe të linjës direkte nga Tirana.

Tjetër ‘surprizë’ e këtij viti janë edhe plazhet e Sharm El Sheikh, destinacion ky i preferuar për paketat e larmishme, por edhe sepse në fundvit turistët shpëtojnë nga temperaturat mbytëse dhe turmat e turistëve. Kryesisht Sharm El Sheikh është një destinacion i preferuar për turistët që preferojnë sportet ujore apo shëtitjet në shkretëtirë.

Edhe Stambolli është një ndër destinacionet më të preferuara të shqiptarëve ndër vite, si një vend mjaft ekonomik dhe i përballueshëm, kryesisht për çifte apo grupe të rinjsh.

Ndër vende e rajonit, Mali i Zi me qytetet si: Budva, Kotorri apo resortet e ski të Kolashinit, Maqedonia e Veriut, Kosova me Bogën dhe Brezovicën, janë jo më pak të preferuara për shqiptarët.

Të fundit