Flash News

E-TJERA

Shqiptarët dominojnë në Itali: Komuniteti me më shumë shtetësi në 10 vitet e fundit

Shqiptarët dominojnë në Itali: Komuniteti me më shumë

Shqiptarët konfirmohen si komuniteti me numrin më të lartë të fitimeve të shtetësisë italiane në periudhën 2015–2024, raportojnë mediat vendase.

Sipas raportit të tretë mbi migracionin të publikuar nga Fondazione ISMU ETS në Milano, rreth 299 mijë shtetas shqiptarë kanë marrë shtetësinë italiane gjatë kësaj dekade, duke u renditur të parët mes të gjitha komuniteteve të huaja në Itali.

Pas shqiptarëve renditen marokenët me rreth 243 mijë fitime shtetësie dhe rumunët me mbi 118 mijë qytetarë të rinj italianë në të njëjtën periudhë. Të dhënat konfirmojnë peshën historike të komunitetit shqiptar në Itali dhe procesin e qëndrueshëm të integrimit ndër vite.

Raporti, i bazuar në të dhënat e ISTAT, tregon se deri më 1 janar 2025 në Itali jetonin 5,898,000 shtetas të huaj, me një rritje prej 143 mijë personash krahasuar me një vit më parë. Banorët e huaj përbëjnë 9.1% të popullsisë rezidente në vend.

Sa i përket mënyrave të fitimit të shtetësisë, rezidenca mbetet kanali kryesor, e ndjekur nga marrja e shtetësisë nga të miturit përmes prindërve. Në rritje paraqitet edhe fitimi me “zgjedhje” pas moshës madhore, një tregues i peshës në rritje të brezave të dytë – fëmijë emigrantësh të lindur ose rritur në Itali.

Të fundit