Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqiptarët e Britanisë për ‘Daily Mail’: Nuk jemi gangstera, në Shqipëri ka korrupsion. Po bëhemi ‘kokë turku’

Përplasja mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe britanike, për emigrimin e jashtëligjshëm është kthyer në kryefjalën e mediave ndërkombëtare. Përgjgijet dhe kundërpërgjigjet e palëve janë shoqëruar edhe me akuza nga kryeministri Edi Rama.
Disa emigrantë shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë folur për ‘Daily Mail’ duke akuzuar qeverinë britanike se po tenton t’i bëjë kokë turku për shkak të problemeve me politikën e emigracionit.
Shqiptarët po ashtu, kanë akuzuar ‘Home Office’ se po përdorin sistemin e të dhënave.
Shqiptarët kanë rrëfyer se ndodhen në Britani për një jetë më të mirë dhe për të paguar taksat e tyre, pavarësisht pretendimeve se përfitimet e tyre vijnë nga aktivitete jo ligjore.
Emigrantët kanë thënë se nuk janë as gangsterë dhe as hajdutë. Tre burrat kanë pohuar se janë haptazi viktima të racizmit dhe ishin shënjestruar qëllimisht nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga trajtimi i dobët që po i bëhet problemit të emigracionit të paligjshëm.

Ervis Abdullaj, një 39-vjeçar, pronar i 01 Café Bar dhe një nga rreth 150,000 shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar tha “Shqiptarët po vijnë këtu për një jetë më të mirë. Çfarë nuk shkon me këtë? Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta. Shqipëria është një vend i bukur, por ka shumë korrupsion dhe dhunë atje. Shumë shqiptarë po ikin nga kushtet e tmerrshme dhe jeta e tyre është në rrezik. Mund të mos ketë një luftë atje, por nuk është një vend i sigurt.”
Abdullaj rrëfeu për ‘Daily Mail’ se ka mbërritur në Angli në vitin 2014 në rrugë legale.
“Unë nuk kalova ilegalisht me gomone dhe kam bërë një jetë të mirë për veten time në Britani. Por nëse njerëzit janë të dëshpëruar për të ardhur këtu kështu, atëherë duhet të ketë një arsye të mirë. Unë punoj pothuajse 18 orë në ditë dhe si shumë shqiptarë në Britaninë e Madhe dua të kem një jetë të mirë për veten time. Qeveria britanike thjesht po përpiqet të na fajësojë ne për problemet e saj”, ka thënë Ervisi.
Dritan Doda, 49 vjeç, i cili drejton një kompani ndërtimi, tha “A jemi ne i vetmi komunitet në MB që përfshihemi në kriminalitet dhe trafik droge? Unë nuk mendoj kështu. Kam 25 vjet që jam në Britani dhe nuk e di pse tani shqiptarët fajësohen për gjithçka. Ne jemi një komunitet i vogël në Mbretërinë e Bashkuar, por aktualisht jemi duke u fajësuar për të gjitha problemet e mëdha. Është racizëm për mendimin tim, sepse është më e lehtë për Qeverinë të na fajësojë ne sesa të marrë përgjegjësi.”
Ndërtuesi Ermond Dena, 50 vjeç, i cili ka qenë në Britani për 10 vitet e fundit shtoi: “Shumë komunitete kanë kriminelë dhe tregtarë droge. Pse të fokusohemi vetëm te Shqipëria? Kam vënë re një rritje të numrit të shqiptarëve që vijnë në MB gjatë muajve të fundit, por ka pasur edhe njerëz që kanë ardhur nga vende të tjera.”
Një rrëfim ndryshe nga tre burrat e parë, vjen nga Esadi një 24-vjeçar. AI pohoi për ‘Daily Mail’ se ka mbërritur në Britaninë e Madhe një vit më parë me gomone dhe për këtë kishte paguar një bandë shqiptare.
“Kam ardhur vitin e kaluar me një varkë. Pagova një bandë në Shqipëri dhe ata bënë të gjitha rregullimet. Shumë njerëz duan të vijnë sepse jeta në Shqipëri nuk është e lehtë. Është e vështirë të gjesh një punë dhe nëse e ke një të tillë, je me fat që të fitosh 200 £ në muaj. Unë jam duke pritur që kërkesa ime për azil të shqyrtohet dhe jeta nuk është e lehtë në Londër, por është më mirë se të jesh në Shqipëri”, tha Esadi.
Edi Terziu, 37 vjeç, një ndërtues, me origjinë nga Elbasani, tha “Kam ardhur në Britaninë e Madhe për punë. Kam ardhur 15 vjet më parë dhe tani është shtëpia ime. Unë kam një grua dhe dy fëmijë, djali im më i vogël ka lindur këtu. Nuk ka punë në Shqipëri. Kështu erdha në Londër. Ishte e vështirë të filloja sepse nuk e dija gjuhën.”
Eduard Balla, 31 vjeç, pohon po ashtu se nuk merret me punë të jashtëligjshme.
“Unë jam murator. Unë nuk shes drogë, nuk kam armë. Unë nuk jam kriminel. Kam ardhur në Mbretërinë e Bashkuar katër vjet për të gjetur një jetë më të mirë. Në Londër mund të fitoj deri në 1000 £ në javë. Në Shqipëri nëse je me fat fiton 100 £ në javë. Kështu që kam ardhur në Britani për një jetë më të mirë. Është si një ëndërr për shqiptarët të vijnë në Londër. Ne e dimë nëse punojmë shumë, mund të fitojmë para dhe të jetojmë mirë”, tha 31-vjeçari.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38