Flash News

E-TJERA

Shqiptarët e Britanisë protestojnë sërish më 28 Nëntor

Shqiptarët e Britanisë protestojnë sërish më 28

Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe do të protestojë sërish më 28 nëntor.

Lajmin e  ka konfirmuar organizator i protestës që u mbajt të shtunën në Londër, Enkelejd Omi. Ai tha për Euronews Albania, se megjithëse 28 nëntori duhej të ishte një festë, atë ditë shqiptarët do të mbajnë një tubim.

“Aktualisht do të bëjmë një peticion që do ta çojmë tek zyra e kryeministrit. Protesta e radhës do të jetë më 28 nëntor, ora 6. Vitet e tjera ka qenë një ditë feste por këtë vit kemi menduar të jetë një tubim. Përshëndes çdo politikan shqiptar që mbështet shqiptarët janë vendit, edhe pse politika është fajtorja kryesore e largimit të shqiptarëve nga vendi”, tha Omi.

Emigrantët shqiptarë u ngritën në protestë në Londër, pas deklaratës së Sekretares së Brendshme britanike Suella Braverman e cila i etiketoi shqiptarët si kriminelë, që përdorim kërkesat e rreme për azil, për t’u bërë pjesë e bandave të drogës.

Të fundit