Flash News

E-TJERA

Shqiptarët ikën jashtë vendit me pushime, rritet numri i vizitorëve nga Spanja dhe Polonia (shifrat)

Shqiptarët ikën jashtë vendit me pushime, rritet numri i

Në gusht, që njihet si muaji tipik i pushimeve verore, në vend hynë 2.447.981 persona. Ky tregues rezulton me një rritje 12%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instituti i Statistikave bën me dije se numri i vizitorëve të huaj është mbi 1.7 milionë. Vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë, Spanja me rritjen më të madhe me 3,7 herë dhe Polonia me 92,1%, krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërsa numri i personave që ka dalë jashtë vendit është më i lartë se i hyrjeve, çka dëshmon se shqiptarët kanë zgjedhur t’i bëjnë pushimet jashtë vendit.

INSTAT thotë se 2.499.071 dolën jashtë vendit në muajin gusht. 773.884 shqiptarë dhe 1.725.187 të huaj u larguan nga vendi. Ka ardhur sërish në rritj numri i qytetarëve që zgjedhin transportin ajëror.

Shqiptarët ikën jashtë vendit me pushime, rritet numri i

Shqiptarët ikën jashtë vendit me pushime, rritet numri i

Të fundit