All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

OPINEWS

Shqiptarët kënaqen me vjedhjet dhe gallatat e Ramës, malazezët me rezultate konkrete me BE dhe SHBA

All - Paragraf - 1

Shqiptarët kënaqen me vjedhjet dhe gallatat e Ramës,

Nga Hysni Gurra

All - Paragraf - 3

Sot është një ditë që tregon qartë kontrastin midis diplomacisë së suksesshme dhe asaj që për shqiptarët shpesh duket si shfaqje publike pa substancë. Ndërsa Shqiptarët kënaqen me batuata bajate të Ramës nëpër samite ndërkombëtare, Mali i Zi avancon me hapa konkrete axhendat e punës në të mirë të qytetarëve të vet.

—Në Mal të Zi, Bashkimi Europian autorizoi ngritjen e një grupi të punës ad hoc për anëtarësimin faktik, një hap konkret drejt integrimit europian.

—Në të njëjtën ditë, Ambasada e SHBA-së në Podgoricë njoftoi përgatitjen e një marrëveshjeje ekonomike, tregtare dhe investimesh.

Ky është rezultat i qeverisjes serioze, i planifikimit të matshëm dhe fokusit tek zhvillimi dhe interesi kombëtar.

Ndërkohë, Shqipëria noton në retorikë, spektakël dhe talljet publike të Edi Ramës, i cili për momentin axhendë kryesore ka hallin e Belindës.

Muajt e fundit shqiptarët janë kënaqur me batutat e Ramës kur tallej me kryeministrin e Malit të Zi apo me Trump-in në panele të tjera.

—Në Londër, Rama u shfaq në një panel duke tallur homologun e Malit të Zi, Milojko Spajiç, duke u përqeshur mbi mënyrën se si e quan vendin e tij. Një moment që për qytetarët ishte një farë eksitimi publik.

—Shpenzimet për charter privat, darka luksoze dhe udhëtime ndërkombëtare që shpesh përfundojnë në media si “performanca diplomatike” janë një problem i dukshëm. Publiku pyet: a ka kosto reale për qytetarët që nuk shihen në rezultate? Rama kurrë nuk publikon kosto të udhëtimeve luksoze por i ka kategorizuar si sekret shtetëror.

Por ndërsa ne kënaqeshim me batuta e Ramë: Çfarë bënte Mali i Zi?

Krahasimi me Malin e Zi nuk është thjesht estetik. Ndërsa Podgorica realizon hapësira konkrete për integrim dhe partneritete ndërkombëtare, Shqipëria lufton të mbajë ritmin, duke shfaqur një imazh që shpesh është për skena humori dhe aspak për politikë.

Kjo është thelbi i problemit: qytetarët shohin fqinjët e tyre që fitojnë investime dhe perspektiva europiane, ndërsa vendi i tyre duket i bllokuar në spektakle dhe retorikë.

Kontrasti është i pastër si drita: Diplomacia e vërtetë nuk kërkon tallje, nuk kërkon kopsht Eden dhe nuk shpenzon para publike për show. As qerasje milionëshë gjoja po ia japim Erdoganit dhe i merr Rama e Belinda.

Ajo është fokus në rezultate, integritet dhe transparencë.

Mali i Zi po e demonstron këtë qartë: çdo hap i qeverisë është i lidhur me rezultate të matshme, jo me imazhe për ekranet televizive.

Në fund, qytetarët shqiptarë e kuptojnë diferencën: BE dhe SHBA nuk shpërblejnë spektaklin, ato shpërblejnë veprimin dhe seriozitetin.

Dhe ndërkohë që fqinjët përparojnë me hapa të sigurt, Shqipëria duket të jetë kapur në një cikël retorikash, talljesh dhe para të shpenzuara për imazhe, jo për zhvillim. E qytetarët rrinë si spektatorë, disa duartrokasin, disa shajnë dhe me aq mbyllet.

Pyetja që mbetet për çdo qytetar është e thjeshtë, por e ashpër. Pasi të vëretoni këtë shembull që sapo dhashë: edhe sa keni ndërmend të duroni?

Të fundit