Flash News

E-TJERA

Shqiptarët kthehen në shqetësim për Britaninë: Mbretërit e drogës po rekrutojnë të rinj nga Shqipëria

Shqiptarët kthehen në shqetësim për Britaninë:

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë janë kthyer në shqetësim për qeverinë e Britanisë së Madhe.

Daily Express raporton se qeveria britanike i trembet faktit se “mbretërit shqiptarë të drogës” të cilët kontrollojnë pjesëm më të madhe të trafikut të lëndës narkotike në Britani, po rekrutojnë të rinj nga Shqipëria.

Agjencia Kombëtare e Krimit dhe njësitë rajonale të krimit të organizuar mendojnë se bandat shqiptare, të cilat kontrollojnë shumicën e rrjeteve të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, po nxisin ardhjen e tyre me gomone përmes Kanalit.

Shifrat e Home Office tregojnë se 11,561 emigrantë të paligjshëm që marrin një vendim për deporitm, vijojnë të qëndrojnë ende në Britani.  Ky numër është rritur pothuajse trefish gjatë dhjetë viteve të fundit.

Dy javë më parë, Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se ka urdhëruar zyrtarët që të "rinovojnë ndjekjen e kriminelëve të rrezikshëm që shkatërrojnë jetën në komunitet".

Priti Patel ka ndjekur marrëveshje kthimi me shumë vende dhe ka siguruar tashmë marrëveshje me Shqipërinë dhe Pakistanin - dy nga popullsitë më të mëdha të shtetasve të huaj në Britani.

Të fundit