Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Shqiptarët mbështetën hebrenjtë", djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët u dolën në mbrojtje hebrenjve duke i fshehur në familjet e tyre, për t’i shpëtuar nga gjenocidi nazist.
Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë, ku numri i hebrenjve pas luftës ishte më i madh se para saj, nga 200 para Holokaustit në rreth 2 mijë, pas luftës.
Në mesin e hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri ishte edhe Johanna Jutta Gerechter [Numann] dhe familja e saj. Zëri i Amerikës bisedoi me djalin e zonjës Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut në Shqipëri, të cilët e kishin ndihmuar familjen e zonjës Gerechter.
Kjo fotografi është realizuar në gusht të vitit 1942, në fshatin Shkozet, në afërsi të Durrësit.

Vajza, që shihet në të është 11 vjeçarja, Johanna Jutta Gerechter.
Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1939, ajo dhe familja e saj u detyruan të largohen nga Hamburgu, për t’u shpëtuar nazistëve dhe shkuan në Shqipëri.
Gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën pushtimin italian, vendi ishte shndërruar në një parajsë për hebrenjtë, kujton djali i zonjës Gerechter, Benjy Neumann.
“Shqiptarët ishin shumë mikpritës. Hebrenjve u gjetën punë, familjes tonë si rrobalarës. Gjyshi im vizatonte simbole për bizneset. Në Shqipëri gjetën një mënyrë për të mbijetuar”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Por, më 1943, pasi gjermanët pushtuan Shqipërinë, situata ndryshoi. Megjithë rrezikun e madh, shqiptarët vazhduan t’i strehonin fshehurazi hebrenjtë.
“Holokausti na kujton një moment shumë të errët në historinë e botës. Nuk e di se me çfarë mund të krahasohet. Pastaj shohim një dritë shprese në Shqipëri. Qeveria dhe udhëheqësit fetarë bënë pjesën e tyre. Por ishin edhe vetë nerëzit. Ata besonin se duhej të kujdeseshin për mysafirët. Shtëpia e tyre është shtëpi e Zotit. Të gjithë jemi fëmijë të Zotit, pa marrë parasysh besimin fetar. Kjo është pjesë e kulturës shqiptare. Shqiptarët, myslimanë, apo të krishterë, dhanë besën dhe bënë gjënë e duhur”, thotë zoti Neumann.
Ai shprehet mirënjohës ndaj familjeve shqiptare, sidomos ndaj asaj të Njazi Pilkut dhe bashkëshortes së tij gjermane, Lisa Lotte Pilku. Ishte origjina gjermane e zonjës së shtëpisë, ajo që ndihmoi Johanna Jutën dhe familjen e saj t’i mbijetojnë Holokaustit në Shqipëri, thonë për Zërin e Amerikës pasardhësit e familjes Pilku.
“Në një rast kur mamaja e Jutës së bashku me Jutën ishin në breg të detit, u ndaluan nga gjermanët. Ato e flisnin shumë mirë gjermanishten, sepse atje kishin jetuar. Mbrojtja e gjyshes ishte se ata janë kusherinjtë e mi nga Gjermania”, thotë Ortenca Pilku, mbesa e Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.
Elmaze Pilku, bashkëshorte e të birit të Njazi dhe Lisa Lote Pilkut
“Po të diktohej që mbronte hebrenjtë, do ta pësonte, mund të vritej…”, thotë Elmaze Pilku, bashkëshortja e të birit të Njazit dhe Lisa Lote Pilkut.
Zoti Neumann thotë se këtë histori e tregon vazhdimisht, që popujt e tjerë të mësojnë nga humanizmi i shqiptarëve në atë periudhë.
“Sepse vërtet besoj se shqiptarët janë një shembull që duhen ndjekur. Në veçanti kur flas me fëmijët në shkollë të mesme, ky është mesazhi im për ta. Mos u fshihni pas të tjerëve. Mund të jeni udhëheqës. Shqipëria ishte një vend i vogël, por që u ngrit kundër nazistëve dhe bëri ndryshimin”, thotë ai.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1945, Shqipëria ra në duart e partisë komuniste. Familja Gerechter u detyrua të largohet në drejtim të Shteteve të Bashkuara.
Për vite me radhë zonja Gerechter u përpoq të kontaktonte me familjen Pilku, por pa sukses. Shqipëria ishte mbyllur si pasojë e një prej regjimeve më brutale në botë. Prandaj, deri vonë ajo nuk dinte se pak pas largimit të familjes së saj nga Shqipëria, diktatura komuniste e pushkatoi humanistin dhe inxhinierin, Njazi Pilku.
“Enver Hoxhës nuk i levërdisi, sepse nuk i donte të zgjuarit dhe më 9 janar më 1945 e pushkatoi”, thotë Elmaze Pilku, bashkëshortja e të birit të Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.
“Për pushkatimin e gjyshit tim Juta mori e vesh në momentin kur erdhi në Tiranë dhe ka qenë shumë e trishtuar. Imagjinoje pas 46 vitesh, ajo ka kuptuar se gjyshi im është pushkatuar”, thotë për Zërin e Amerikës Ortenca Pilku, mbesa e Njazi dhe Lisa Lote Pilkut.
Zonja Gerechter vdiq në prill të vitit 2017. Kujtimet e saj, ajo i la në një libër me titull “Ikja në Shqipëri: Kujtimet e një vajze hebre nga Hamburgu”. Kontaktet mes familjarëve të saj dhe asaj Pilku në Shqipëri vazhdojnë.
“Mirënjohja e atyre njerëzve, dashuria që ata dhanë, unë nuk di të shpjegoj dhe çfarë të them për popullin izraelit, popullin hebre. Një ngjarje që kishte ndodhur rreth viteve ’43-’44. Nuk e kishin harruar atë që kishin bërë gjyshërit e mi. Janë gjëra që ndodhin shumë rrallë”, shton zonja Pilku.
“Është një lidhje e fuqishme që është krijuar nga ata, por që ruhet edhe tani. Kjo është ajo që ndjejmë ne për Shqipërinë. Është vendi i duhur për të qënë, nëse je në vështirësi”, thotë zoti Neumann.
Më 1998 familja Pilku u bë pjesë e listës së personave që nderohen nga shteti i Izraelit për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Në këtë listë bëjnë pjesë 75 familje shqiptare, por numri i atyre që ndihmuan besohet të jetë shumë më i lartë./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38