Flash News

E-TJERA

Shqiptarët në Parlamentin Evropian, kush humbi dhe kush e fitoi mandatin e eurodeputetit

Shqiptarët në Parlamentin Evropian, kush humbi dhe kush e fitoi

Fitorja e së djathtës ekstreme në zgjedhjet e Parlamentit Evropian i dha një goditje të fuqishme, kryesisht Francës dhe Gjermanisë.

Lista e partisë së Marine Le Pen-it, Marshi Kombëtar, e udhëhequr prej Jordan Bardellas, ka dalë e para, me mbi 30% të votave duke mposhtur partinë e Emmanuel Macron.

Scholz i Gjermanisë u votua vetëm nga 13,9%. Humbjet më të mëdha i pësuan Të Gjelbrit. Kjo parti ra nga 20 në rreth 11,9%.

Kandidatët shqiptarë

Në zgjedhjet evropiane, mes kandidatëve, ishin edhe shqiptarët. Muharrem Salihu (Marco Salihu) garoi në Itali për partinë e Matteo Renzit, “Stati Uniti d’Europa”. Salihu nuk arriti të siguronte një ulëse në Parlamentin Evropian.

Partia e Renzit iu afrua objektivit prej 4%, duke u ndalur në 3.6% (rreth 854 mijë vota).

Giorgia Meloni me “Fratelli d’Italia” udhëhoqi si partia e parë që siguroi 14 ulëse në PE, me 28.8% të votave.

Në Greqi, Fredi Beleri u rendit i katërti. “Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Mitsotakis siguroi 28.31% të votave, duke fituar shtatë vende në Parlamentin Evropian. Mes tyre, u rendit edhe Fredi Beleri.

Ndërsa Pirro Dhima, nuk siguroi dot një mandat në PE, edhe pse garonte krah partisë së Mitsotakis pasi u rendit i nënti.

Shqiptarja Pati Vardhami, e cila garonte për “Mera 25” nuk siguroi dot një ulëse në Parlamentin Evropian. “Mera 25” mori 2.5% të votave pa arritur pragun që do t’i jepte mundësi të siguronte mandat për eurodeputet.

Në Suedi, deputeti shqiptar nga Kosova Adnan Dibrani, siguroi një ulëse në PE. Lajmi u konfirmua nga Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Dibrani është anëtar i parlamentit suedez për Social Demokratët.

Të fundit