Flash News

E-TJERA

Shqiptarët paguan 58 miliardë lekë për taksat mjedisore në 2021-shin, kryeson energjia

Shqiptarët paguan 58 miliardë lekë për taksat mjedisore

Në 2021, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën e rreth 58 miliardë lekë, duke pësuar një rritje prej 24,5 %, krahasuar me vitin 2020.

Sipas shifrave të INSTAT, në strukturën e të ardhurave nga taksat mjedisore për vitin 2021, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 84,62 %, pasuar nga taksat e transportit 10,55 %, taksat e ndotjes me 4,71 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0,12 %.

Shqiptarët paguan 58 miliardë lekë për taksat mjedisore

Gjatë vitit 2021, të ardhurat nga taksat e energjisë kanë shënuar rritje prej 26,90 %, ndërkohë që të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore kanë shëuar rritje me 25,02 %.

Gjatë së njëjtës periudhë, të ardhurat nga taksat e ndotjes shënuan rritje me 13,29 %, ndërsa taksat e transportit sollën një rritje prej 12,38 %. 

Shqiptarët paguan 58 miliardë lekë për taksat mjedisore

Të fundit