Flash News

E-TJERA

Shqiptarët planifikojnë protestë në Athinë, policia greke ndalon tubimin

Shqiptarët planifikojnë protestë në Athinë, policia

Një protestë e paralajmëruar nga shqiptarët në Athinë, e cila pritej të zhvillohej sot në orën 19:00 në rrugën “Koris” të zonës së Alimos, është ndaluar nga policia greke.

Sipas autoriteteve, protesta mund të shoqërohej me përdorimin e flamujve shqiptarë dhe parullave patriotike, të cilat konsiderohen si faktorë që mund të provokojnë tensione dhe reagime negative në mesin e qytetarëve vendas.

Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Policisë së Atikës Jugperëndimore deklaroi se tubimi i paralajmëruar rrezikon prishjen e rendit publik dhe pengimin e qarkullimit në zonë. “Ndalimi vendoset për të shmangur rrezikun e prishjes së jetës social-ekonomike, pengimin e qarkullimit dhe aksesit në shërbimet publike dhe furnizimin e tregut,” thuhet në deklaratë.

Autoritetet kanë marrë masa të rrepta për të ndaluar çdo përpjekje për zhvillimin e protestës, ndërsa organizimi nuk ka një arsye zyrtare si festime apo përkujtime historike, siç është rasti i festës së Pavarësisë më 28 Nëntor.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shqiptarët kishin bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë, duke shprehur indinjatë për kufizimet e vendosura nga policia greke.

Të fundit