Flash News

E-TJERA

“Shqiptarët protestojnë, qeveria fajëson luftën”, mediat ndërkombëtare jehonë protestës për çmimet

“Shqiptarët protestojnë, qeveria fajëson

Protesta e qytetarëve shqiptarë kundër rritjes së çmimeve ka marrë jehonë edhe në mediet e huaja ndërkombëtare.

Me titullin “Protestuesit shqiptarë fajësojnë qeverinë për rritjen e çmimeve”, prestigjiozja The Washington Post i ka kushtuar një artikull protestës për çmimet.

“Shqiptarët nga i gjithë vendi u mblodhën në sheshin kryesor Skënderbej përpara se të marshonin para zyrës së kryeministrit Edi Rama me pankarta dhe duke brohoritur parulla antiqeveritare. Në protestën e katërt të kësaj jave, demonstruesit kërkuan sërish që qeveria të veprojë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve”, shkruan Washington Post.

“Shqiptarët protestojnë, qeveria fajëson

Euronews shkruan se “rritja e kostove të karburantit dhe ushqimit ndezi protesta në Shqipëri”, ndërsa pasqyron edhe kërkesën e një pjese të protestuesve për të liruar të rinjtë e arrestuar nga policia gjatë protestës.

“Shqiptarët protestojnë, qeveria fajëson

“Shqiptarët protestojnë për rritjen e çmimeve, qeveria fajëson luftën në Ukrainë”. Ky është titulli që ABC News i ka vendosur artikullit.

“Shqiptarët protestojnë, qeveria fajëson

Protesta kundër rritjes së çmimeve u zhvillua sot në ditën e katërt. Protestuesit marshuan nga sheshi Skënderbej drejt kryeministrisë. Ndërsa qeveria miratoi sot Paketën e Rezistencës Sociale e cila parashikon kompensimin e 434 mijë qytetarë të ndarë në disa kategori që janë përfituese.

Të fundit