Flash News

E-TJERA

Shqiptarët të dytët në botë për azil në BE, Meta: Më 25 prill, të nxjerrim nga 'intubimi' demokracinë

Shqiptarët të dytët në botë për azil në BE,
Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar mbi të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra Europiane për Azilin lidhur me largimin e shqiptarëve edhe gjatë kohës së pandemisë.

"As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë", shkruan Meta në Facebook, ndërsa thekson disa nga gjetjet e raportit.

Vendi ynë renditet i parë në Europë për kërkesat për azil nga Ballkani gjatë 2020 dhe vendin e dytë në botë, pas Sirisë, në raport me popullsinë. Kështu shkruan Meta, ndërsa thotë se ky shpopullim 'dramatik' po ndodh për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së shpresës.

Sipas Kreut të Shtetit, "Më 25 prill kemi një mundësi historike për t'i dhënë përgjigjen e merituar autorëve të këtij projekti antikombëtar, që duan ta zhvatin Shqipërinë duke e zhbërë.

Me kurajë dhe me besim tek vota e lirë, me pjesëmarrje masive në zgjedhje, të çelim një epokë të re të ndërtimit të së ardhmes tonë të sigurt europiane, për të nxjerrë nga "intubimi" demokracinë, për t'i dhënë frymëmarrje lirive dhe të drejtave të njeriut".

Të fundit