Flash News

E-TJERA

Shqiptari dënohet me 5 vite burg në Itali për lidhje me bandën turko-kurde të narkotrafikut

Shqiptari dënohet me 5 vite burg në Itali për lidhje me

Drejtësia italiane ka zhvilluar një nga gjyqet më të mëdha lidhur me një bandë kriminale të narkotrafikut në Milano, të goditur vitin e kaluar.

Gjatë këtij gjyqi, janë të pandehur rreth 13 persona, përfshirë një 27-vjeçar shqiptar, Artiol Shabani, i cili është dënuar me rreth 5 vite burg për armëmbajtje dhe trafik droge në bashkëpunim.

Arrestimi i Shabanit lidhet me mafiozin turk Baris Boyun, i cili drejtonte bandën, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Shabani e ka pranuar akuzën dhe është dënuar pas një marrëveshje për pranimin e fajësisë, që çoi në uljen e dënimit. Gjatë arrestimit të tij, u gjet një armë dhe 24.5 gramë kokainë.

Gjyqi për të tjerët e bandës do të vazhdojë në muajin prill, ku pritet të dalin më shumë detaje mbi aktivitetet e bandës dhe kërkesat për dënim.

Të fundit