Flash News

E-TJERA

Shqiptari dhe italiani dhunohen mënyrë brutale me shkop bejsbolli, autorët iu bënë pritë

Shqiptari dhe italiani dhunohen mënyrë brutale me shkop bejsbolli,

Një shqiptar dhe një italian janë rrahur në mënyrë brutale në Mantova, Itali. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku Atilio Ndrekaj 23-vjeç dhe Pier Francesco Ferrari 35-vjeç kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi janë sulmuar me shkopinj bejsbolli. 

Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë morën një telefonatë dhe pasi shkuan pranë një qendre tregtare i dolën në pritë disa persona. Ata janë në gjendje kritike për jetën, por më serioze situata paraqitet për të riun shqiptar.

Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur hetimet, por informacionet janë të kufizuara. Pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve. 

Të fundit