Flash News

E-TJERA

Shqiptari humb jetën në Itali, përplasja ndodhi për shkak të udhëtimit në korsinë e kundërt

Shqiptari humb jetën në Itali, përplasja ndodhi për shkak

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku Eduart Shaka, 44 vjeç, ka humbur jetën pas një përplasjeje kokë më kokë mes dy automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë në afërsi të Nervesa della Battaglia, ku Shaka, banues në këtë zonë, ka përplasur makinën e tij Fiat Punto me një Golf që drejtohej nga një 53-vjeçar nga Carbonera.

Policia ka gjetur Shakën jashtë automjetit të tij, disa metra larg vendit të përplasjes, ndërsa hetimet paraprake kanë konfirmuar se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, ndërsa drejtuesi i Golfit ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar në spitalin e Trevisos për trajtim.

Shaka, i lindur në Durrës dhe i transferuar në Itali në vitin 2010, jetonte me vajzën e tij. Hetimet për shkakun e aksidentit janë ende në vazhdim.

Të fundit