Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqiptari izolohet në Nikaragua, diplomatët vetëm bëjnë letra dhe askush nuk vepron

Fiks Fare denoncoi neglizhencën e përfaqësive diplomatike në disa shtete, të cilat bëjnë vetëm letra dhe nuk ndihmojnë një qytetar që jeton dhe banon në shtetin e Nikaraguas, në Amerikën Qendrore, të cilit i ka skaduar pasaporta dhe nuk vjen dot në Shqipëri.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Aleksandër Dardha, i cili thotë se prej 6 vitesh jeton në atë shtet, ku ka krijuar edhe familje. Për shkak të problemeve familjare, ai nuk ka tashmë një pasaportë, por vetëm letra të rregullta nga Nikaragua.
“Jam një shtetas shqiptar që jetoj në Amerikë. Punoj e jetoj kam familjen time. Mua më është djegur pasaporta dhe kam kontaktuar me Ambasadën Shqiptare në Nju Jork. Kam qëndruar 3 ditë dhe s’e kanë hapur telefonin. Pas 3 ditësh ka dalë një grua duke bërtitur duke thënë se ne jemi ‘për punë politike në Amerikë’, s’jemi ne për me bë pasaporta”, thotë Aleksandri.
Më pas ka kontaktuar me Ambasadën Shqiptare në Brazil.
“Kam marrë 2 herë leje kalimi, të tëra. Jam bërë gati për të prerë biletën dhe më kanë thënë që në aeroport kjo s’vlen as për të shkuar në banjo me të. I kam shkruar Ambasadës Italiane që është këtu në Nikaragua dhe më kanë thënë që kjo nuk vlen për të hyrë në territorin europian. I kam shkruar Ambasadës Spanjolle dhe e njëjta gjë”, pohon ai, teksa ka kontaktuar me diplomatët shqiptare në Brazil.
“Më thonë po shkruajmë me Ministrinë e Jashtme Shqiptare që është në Tiranë. E njëjta punë dhe s’më kanë kryer punë, vetëm duke gënjyer. Ka shkuar vëllai te ajo në Tiranë që bëjnë pasaporta dhe i kanë thënë se ne u japim vetëm pasaporta atyre diplomatëve, ndërsa shqiptarëve të tjerë nuk i ndihmon kush. As u intereson nëse janë gjallë apo vdekur. Ju lutem më ndihmoni”, thotë 29-vjeçari.
Ai ka marrë një leje kalimi nga Ambasada Shqiptare në Brazil, leje e cila i është dhënë në muajin tetor të vitit 2025. Ka biseduar disa herë me diplomatët në Brazil, të cilët vetëm e kanë orientuar që të bëjnë letra, e-maile. “Kontakto vetë me Drejtorinë Konsullore në Ministrinë e Jashtme. U kam shkruar dhe unë po ndoshta do jenë pushim”, i thotë diplomati.
Pas disa muajsh heshtje, kontakti i fundit i Aleksandërit me Ambasadën Shqiptare në Brazil ka ndodhur në ditët e para të janarit. Kjo ambasadë i kthen një përgjigje se “lejekalimi është dokument i vlefshëm vetëm për një udhëtim në Shqipëri”.
Sipas saj, me të nuk mund të dilet nga aeroportet e tranzitit. Lejohet vetëm një tranzit në vendet e zonës shengen! Bashkëlidhur, ambasada i jep edhe përgjigjen e Ambasadës Shqiptare në Romë, ku i shkruan se një zyrtar italian ka kthyer përgjigje se leja e kalimit mundëson udhëtimin e drejtpërdrejtë për në Shqipëri, pa u futur në territorin italian!
Pra, vetëm këmbime letrash dhe e-mailesh. Aleksandri ka vetëm një kërkesë që të vijë në Shqipëri. Fiks Fare mori kontakte si me Ambasadën Shqiptare në Brazil ashtu edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europën në Shqipëri. Ambasada na tha se përgjigjen do t’a marrim në ministri, teksa kjo e fundit na shkruar se leja e kalimit është një dokument emergjence për një hyrje në Shqipëri.
Qytetarit i janë lëshuar 2 leje kalimi dhe njërën e ka ende të vlefshme. Ministria sugjeron një itinerar Nikaragua – Panama – Itali – Shqipëri! Madje shkruan se, qytetari s’ka pse të dalë në tranziti. Por, a nuk kanë përfaqësues Ambasada Shqiptare në Romë apo Konsullata Shqiptare në Milano?! Përse nuk urdhëron një nëpunës të shkojë në Aeroport në momentin që Aleksandri të kalojë në tranzit? Kaq të vështirë e paskan që të dalin në terren?!
Aleksandri nuk do të shkojë në Itali për pushime! Ai kërkon një zgjidhje reale, pasi në aeroporte dhe sidomos kur je tranzit, ndodhin vonesa, anulime, ndryshime linjash apo edhe mungesë biletash. Ky është një rast specifik, pasi bëhet fjalë që shtetasi shqiptar të kalojë në disa tranzite, madje është në një vend që Shqipëria s’ka as ambasadë, konsullatë dhe asnjë gjë tjetër. Në vend që të dërgojë një zyrtar për t’a shoqëruar, këta zyrtarë merren vetëm me shkresa. Madje, s’hapin as telefonin!
Ky është një nga ato raste që përmendi edhe kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, se në “Ministrinë e Jashtme, përveç ministres dhe sekretares, s’punon askush”. Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38