Flash News

E-TJERA

Shqiptari masakron me sëpatë fqinjën në Itali

Shqiptari masakron me sëpatë fqinjën në Itali

Një 48-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka vrarë me sëpatë fqinjen e tij mbrëmjen e djeshme në Itali.

Ngjarja ndodhi në via Fontani në Noriglio, një fshat i Rovereto në Trentino, raportojnë mediat italiane. 

Duket se mes burrit dhe viktimës kishte pasur diskutime të ashpra për çështje të godinës.

Viktima quhet Mara Fait, kryeinfermiere në pension në spitalin Rovereto. Ajo u vra me një goditje me sëpatë në kokë. Dëshmitarja e vetme është nëna e gruas. Pas kryerjes së vrasjes, burri shkoi në komisariatin lokal për t'u dorëzuar dhe më pas u mor në pyetje.   

Të fundit