Flash News

E-TJERA

Shqiptari me 4 doza vaksine të kombinuara, sistemi i njeh vetëm tre

Shqiptari me 4 doza vaksine të kombinuara, sistemi i njeh vetëm tre
Foto Ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetit ka miratuar tre doza vaksine për ata që kanë injektuar Pfizer. Ndërsa pjesa tjetër e të vaksinuarve me doza të ndryshme, kanë të detyruar vetëm dy doza vaksine.

I ftuar në A2 CNN, Altin Hazizaj , drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve, rrëfeu se është vaksinuar me 4 doza të ndryshme, dy të vaksinës kineze Sinovac dhe dy të Pfizer. Ky është një rast i veçantë të paktën për Shqipërinë, ku deri tani nuk ka rezultuar asnjë individ që të ketë injektuar më shumë se tre vaksina.

Shqiptari me 4 doza vaksine të kombinuara, sistemi i njeh vetëm tre
Në foto/ Altin Hazizaj

Hazizaj tregon se në sistemin e e-Albania rezulton të ketë vetëm tre doza vaksine, teksa i ka bërë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë, t’i njihet edhe doza e katërt.

“Kur duhej të bëja vaksinën, në dispozicion për personat pa probleme të tjera ishte vetëm vaksina kineze, Sinovac. Ndërkohë, në Europë u vendosën kufizime dhe nuk mund të udhëtoje nëse nuk kishe dy doza të një vaksine perëndimore. Kjo më detyroi, për shkak të punës, që të vaksinohem me dy doza të tjera. Dy kinezet i kam bërë te mjeku i familjes, ndërsa vaksinat Pfizer i kam bërë te sheshi “Skënderbej”. Unë besoj te shkenca dhe njoh edhe njerëz të tjerë që kanë bërë 4 doza vaksine Por, problem është se sistemi e-Albania më tregonte jo më shumë se dy vaksina. Sot, sistemi më tregon vetëm 3 doza vaksine. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë që të marrë masat që të më njihet edhe vaksina e katërt”, deklaroi Hazizaj, nga Qendra për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”, u shpreh Hazizaj.

Të fundit