Flash News

E-TJERA

Shqiptari në Selanik u vra për pazare droge? Autori pjesë e bandave të Elbasanit

 

Shqiptari në Selanik u vra për pazare droge?  Autori pjesë e

Policia greke ka identifikuar vrasësin e 50-vjeçarit shqiptar pranë një karburanti në Selanik.

Autori është me origjinë nga Shqipëria dhe është i njohur për policinë greke për disa vepra penale.

Ai eshte Shpëtim Bajrami, i datëlindjes 1973. Automjeti i markës “Pegueot” me targë NKN 5671, është pronë e bashkëshortes së tij Elena Thanas Kurti e datëlindjes 1975 dhe për të cilën nuk dihet për momentin nëse është gjendur në banesë për t’u marrë në pyetje prej agjentëve apo është në kërkim së bashku me bashkëshortin e saj, i cili është edhe autor i dyshuar i vrasjes.

Ndërkohë viktima me origjinë nga Elbasani i Shqipërisë bënte udhëtime të shpeshta drejt vendit të tij, tre deri në katër herë në muaj. Një ditë para vrasjes së tij, në fakt, ai ishte kthyer nga një udhëtim i tillë dyditor.

Sipas të njëjtave informacione ai ndiqte linjën Shkup-Pogradec-Shqipëri dhe po kthehej në Greqi nga Krystallopigi. 

Të njëjtat informacione thonë se në sistemin shqiptar viktima konsiderohet si i dyshuar për transport droge, edhe pse as në Shqipëri dhe as në Greqi nuk ka dënim.

Autori i vrasjes mizore, sipas të njëjtave informacione, edhe nga Elbasani, i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të qytetit shqiptar, është dënuar për drogë në Greqi. Por në Shqipëri, rekordi i tij  është i pastër. Personat që kanë qenë dëshmitarë të përleshjes mes dy burrave raportojnë se kanë dëgjuar dialogun e mëposhtëm:

Viktima: Unë e kam bërë punën, më jep lekët.

Autori: Të kam dhënë, nuk të kam borxh.

Sipas informacioneve të mbledhura nga punonjësit e policisë që trajtojnë rastin, autori konsiderohet i rrezikshëm dhe ka gjasa të drejtojë tre makina, njëra prej të cilave është e bashkëshortes së tij.

 

 

Të fundit