Flash News

E-TJERA

Shqiptari plagoset me armë gjatë një tentative grabitjeje në Itali

Shqiptari plagoset me armë gjatë një tentative grabitjeje në

Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri në Itali.

Mësohet se ai është paraqitur në spitalin San Giuliano në Giugliano me plagë të shumta në këmbë, bark dhe duar.

Sipas burimeve, shqiptari është qëlluar nga dy të rinj të armatosur që lëviznin me skuter, të cilët dyshohet se tentuan ta grabisin.

Dëshmitarët që ndodheshin në vendngjarje lajmëruan menjëherë policinë dhe ndihmuan në transportimin e të plagosurit në spital për ndihmë mjekësore.



Të fundit