Flash News

E-TJERA

Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës

Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt
Një 35-vjeçar me kombësi shqiptare është transportuar me urgjencë në spitalin KAT në Athinë, pasi mbeti i plagosur rëndë në qafë dhe nofull. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në orën 09:00, dhe i plagosuri u dërgua në Athinë nga qyteti i Pirgos.

Ende nuk dihet me saktësi nëse plagët janë shkaktuar nga një armë zjarri apo një thikë. I plagosuri iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm për shkak të gjendjes kritike të plagës në qafë. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e plagosjes. Detaje të tjera mbi ngjarjen priten të bëhen publike gjatë vijimit të hetimeve.

 

Të fundit