Flash News

E-TJERA

Shqiptari që jeton në Itali: Ilaria u rrëmbye dhe u vra

Shqiptari që jeton në Itali: Ilaria u rrëmbye dhe u vra

Sipërmarrësi shqiptar që jeton në Itali, Luan Hallulli, ka ngritur dyshime të forta rreth mënyrës se si ka ndodhur ngjarja tragjike ku humbi jetën e reja shqiptare Ilaria Sula. Duke folur në emisionin “People”, Hallulli sugjeroi se 22-vjeçarja mund të jetë rrëmbyer nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, dhe një shok i tij me origjinë marokene, përpara se të vritej në banesën e Samsonit në Itali.

“Flitet se ai e ka bërë këtë veprim me një shokun e tij. Të gjitha veprimet e tij janë të paramenduara,” deklaroi Hallulli, duke shtuar se ngjarja ngre shumë pikëpyetje mbi rrethanat e vërteta të krimit.

Sipas tij, ekziston dyshimi se dy të rinjtë – Mark Samson dhe shoku i tij maroken – e kanë marrë me forcë Ilarian dhe e kanë çuar në banesën ku më pas ndodhi krimi fatal.

“Flitet se këta dy të rinj e kanë hipur me zor Ilaria Sulën në makinë dhe e kanë çuar në shtëpinë e Filipinasit,” tha Hallulli për Euronews Albania.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes së të resë shqiptare.

Të fundit