Flash News

E-TJERA

Shqiptari theret me thikë në qendër të Barcelonës, çfarë thonë mediat spanjolle

Shqiptari theret me thikë në qendër të Barcelonës,

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një sulmi që qendër të Barcelonës. Ngjarja ndodhi ditën e premte rreth orës 12:30 në rrugën ‘Consolat del Mar’ në kryeqytetin spanjoll.

Mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të dhunshme, ndërsa nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit. Ky i fundit u transportua me urgjencë në spital, ndërsa mundi t’i mbijetonte plagëve të marrë, ndërkohë që u transferua në një tjetër qendër të kujdesit shëndetësor.

Pritet që shqiptari të bëhet më mirë për ti marrë dëshminë në lidhje me ngjarjen. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sulmit të cilat janë të panjohura deri tani.

Të fundit