Flash News

E-TJERA

Shqiptari u mbajt 15 orë në qeli për çaj mali, gazetari i “The Sun”: Shokuese, ishte banor i rregullt që nga viti '99

Shqiptari u mbajt 15 orë në qeli për çaj mali, gazetari i

Agim Agaj u mbajt për 15 orë në qeli nga policia britanike, pasi teksa udhëtonte me furgonin e tij u kap me një tas plastik në të cilin mbante disa gjethe që policia dyshoi se ishte kanabis sativa. Në fakt rezultoi se Agaj kishte me vete çaj mali.

Gazetari britanik i “The Sun”, Edwart Southgate, rrëfeu për Euronews Albania për komunikimin që ka pasur me Agajn. Gazetari tha se ka qenë shqiptari ai i cili ka kontaktuar i pari redaksinë e “The Sun”.

Southgate e ka quajtur një rast shokues, teksa tha se Agaj jetonte në Britani nga viti 1998 dhe nuk ishte arrestuar kurrë më parë.

“Agimi ishte ai që na kontaktoi ne pas këtij incidenti. Ai ishte duke u kthyer në shtëpi në rutinën e vet dhe nuk kishte pritur që të ndodhte një gjë e tillë. Na tregoi gjithçka dhe menjëherë e publikuan lajmin. Mendoj se ishte një histori shokuese siç e përshkroi edhe kryeministri juaj. S’e di çfarë mund të ndodhte nëse do të arrestohej një britanik në Shqipëri për një arsye të ngjashme. Sidomos kur bëhet fjalë për një njëri shumë të rregullt që ka qenë që nga viti 99 në Angli dhe nuk ishte arrestuar kurrë. Si mund të mendosh se çaji i malit është kanabis, është e pabesueshme”, tha gazetari.

Të fundit